fbpx

Si “Kurir”, “BHDIjaspora” dhe rusi Çernigovski e shëruan kancerin me agjërim nga e vërteta

-

Me vetëm një tekst të publikuar dy ditë më parë në një sajt prej Maqedonisë së Veriut, janë shkelur disa rregulla të profesionit të gazetarisë, por njëkohësisht edhe u vërtetua që në epokën digjitale është shumë e lehtë të përhapen dezinformata, megjithëse në të njëjtën kohë në dispozicion janë të gjitha veglat për t’u kontrolluar nëse diçka që publikohet është e vërtetë apo vetëm “një publikim” i dikujt. Veçanërisht duke pasur parasysh që bëhet fjalë për tekst gazetaresk që bazohet në pohimin e dikujt që është publikuar në Facebook, është përkthyer dhe “është lëshuar në qarkullim”, njofton Meta.

Teksti “Në vendet islamike, kanceri nuk konsiderohet si sëmundje serioze: Ja se si e shërojnë” të publikuar më 21 shtator 2019 në sajtin gazetaresk të Maqedonisë “Kurir”, paraqet disa pohime:

-Se në vendet islamike kanceri shërohet në mënyrë të shpejtë dhe ekonomike;

-Se banorët e atyre vendeve s’kanë frikë nga kanceri, pasi s’qenka sëmundje serioze dhe se  tejkalohet lehtë dhe falas;

-Që kjo mund të bëhet me agjërim gjatë një të tretës apo gjysmë të ditës.
-Opsioni i dytë do të ishte “ditët e kreshmës” përkatësisht konsumim të maksimum 500 kalorive në ditë apo mënjanim të plotë të mëngjesit apo drekës.

Me atë, siç transmeton “Kurir” nga Statusi në Fecabook i një farë Aleksandar Çernigovskit, i shkruar në rusisht, pastaj është ndërmarrë nga Kurir, e pastaj edhe nga „БХДИјаспора.нет“ rezultati që arrihet është “të mbani peshën normale të trupit dhe parandalohet zhvillimi i diabetit, kancerit, sëmundjes së Alchajmerit si dhe sëmundje të sistemit kardiovaskular.

Fshehtësia është në atë që refuzimi i ushqimi kohë pas kohë i mundëson trupit të prodhojë përgjigje më të mirë ndaj stresit, t’i ndërpresë të gjitha proceset inflamatore dhe t’i shkatërrojë tumoret që më së shpeshti krijohen nga ushqimi, si dhe ta përshpejtojë eliminimin e qelizave të dëmtuara dhe të sëmura”.

Logjika themelore thotë që nëse me të vërtetë ashtu shërohet kanceri – donë të thotë, pa nevojë për çfarë do ilaçe dhe pa shpenzime – përkundrazi, duhet vetëm të mos ushqeheni, përkatësisht të mos shpenzoni para për ushqim dhe të pini ujë – absolutisht askush nuk do të kishte pasur frikë nga kanceri dhe lehtë do ta kishte mposhtur, për shkak se në kohën e sotme të internetit, jo vetëm vendet islamike, por edhe e tërë bota, do ta kishte praktikuar terapinë dhe askush nuk do të kishte vuajtur me muaj dhe nuk do të kishte vdekur nga kanceri.

Siç kemi thënë sipër, ky tekst si shënim është publikuar në Facebook-profilin e ndonjë Aleksandar Çernigovski (Nikollaeviç), i cili, siç mund të shihet nga publikimet publike, kryesisht publikon postime humoristike. Teksti, në të cilin përmendet universiteti në Algjeri dhe studimi i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, thjeshtë jep përshtypje sikur është i huaj në këtë profil, i cili përndryshe është i regjistruar në Facebook-adresë me mbiemrin Spodarenko.

Në atë postim s’ka link për pohimet, s’ka as përshkrim të vërtetë për atë çka janë ato pohime, përkatësisht dituri shkencore. Nga “Kuriri” i Maqedonisë ai tekst përkthehet dhe në mënyrë jo kritike publikohet, e pastaj të njëjtin tekst e publikon edhe sajti BHDijaspora.net pothuaj tekstualisht, që është pak edhe komike, për shkak se bëhet fjalë për sajt që bashkon njerëz nga BeH-ja ku pjesë e madhe e popullatës i konfesionit islam, prandaj nëse pohimet që në vendet islamike fshihet sekreti për mjekim të kancerit, teksti është i pakuptimtë, pasi dëshiron t’i “informojë” lexuesit e vet për ilaç të cilin e kanë të njohur myslimanët.

Megjithatë, në përpjekjen për të verifikuar pohimet që “universiteti në Algjeri” ka konfirmuar, megjithëse përkufizimi i këtillë është tepër i përgjithshëm, përkatësisht ky vend prej më tepër se 42 milionë popullatë ka 130 universitete dhe fakultete autonome, nuk arritëm të gjejmë bazë solide për pohimin e atillë, përkatësisht studim të publikuar nga shkencëtarë prej ndonjë universiteti të njohur në Algjeri.

Në kohë që është në dispozicion të internetit, në gjah të sa më shumë leximeve të përmbajtjes, teksti i Kuririt nga 21 shtatori i këtij viti, dy ditë më vonë, më 23 shtator, është ndërmarrë edhe nga BHDijaspora.net, që është edhe një vërtetim që gjuhët në hapësirat e ish-Jugosllavisë, shumë të afërta për nga natyra, mundësojnë përkthim të lehtë (ndonjëherë edhe me ndihmë të Google Translate) të përmbajtjeve për të cilat autorët shpresojnë që do t’u sjellin më shumë vizita.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.