fbpx

LSDM paralajmëron qeveri teknike, Holanda paralajmëron që ajo të jetë pa “persona hën hetim të PSP-së”

-

Formim të një qeverie teknike për zbatimin e reformave të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe kredibile, paralajmëron LSDM. Nga kjo parti nuk zbulojnë nëse për momentin po zhvillohen bisedime për formimin e kësaj qeverie dhe formatin e saj.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e sotme të shtypit tha se këtë e kanë thënë që pas konstatimit të dorëheqjeve të ministrave të tyre dhe kthimin e ministrave të vjetër- të rinj nga VMRO DPMNE në Qeveri.

“Thamë që në momentin kur u bë përpjekje që të rrëzohet qeveria nga Përzhina, me qëllim që të fshihen kriminalitetet e Gruevskit, se çdo gjë që kanë bërë deri më tani kanë shkelur, ashtu do të shkelet edhe kjo Qeveri” tha Shilegov.

Dje edhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski në protestën në Veles tha se shumë shpejtë do të formohet qeveria që do t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Ndryshe, dje në njoftimin e ambasadës holandeze lidhur me vizitën e zv- ministrit të jashtëm holandez dhe drejtorit të përgjithshëm për bashkëpunim evropian, Robert de Groot në vend, paralajmërohet se cilët persona mund të marrin pjesë në një qeveri të tillë.

“Pjesëmarrja e personave që janë në hetimin e PSP-së në qeverinë e përkohshme apo çfarëdo posti politik nuk kontribuon për kthimin e besimit te qytetarëve” thuhet në njoftim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.