fbpx

KSHZ do të diskutoj për publikimin e shënimeve kontestuese në faqen e Komisionit

-

KSHZ në seancën e parë të ardhshme do të diskutoj për mundësinë të gjithë shënime jokonzistente të shpallen në faqen e internetit të KSHZ, për shkak të transparencës në proces.

Nga KSHZ gjithashtu thonë se në mënyrë të përshpejtuar po zhvillohen përgatitjet për fillimin e kontrolleve në terren të votuesve kontestues nga lista e zgjedhësve.

“Ka përfunduar vulosja e materialeve të domosdoshme për zbatimin e kontrollit ndërsa në rrjedhë e sipër është shpërndarja e tyre deri në sektorët rajonal dhe zyrat e KSHZ-së. Njëkohësisht, zhvillohet edhe edukimi i anketuesve të angazhuar. Pas mbarimit të këtyre dy proceseve do të fillon edhe kontrolli në terren”- thuhet në njoftim.

Nga KSHZ gjithashtu konfirmuan se CD-të me të dhënat nga kontrollet e kryqëzuara u janë dhënë anëtarëve të këtij trupi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.