Spasovski: Aksioni në Kumanovë dhe rrethinë ishte parandalues për shkak të krizës së refugjatëveза

-

Qindra pjesëtarë të forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë, me autoblinda dhe me armatim të rëndë janë dërguar mbrëmë në kontroll rutine në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës, njoftoi sot Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Sipas tij nuk bëhet fjalë për aksion të policisë, andaj edhe nuk ka të arrestuar. Prezenca e policisë ka pasur karakter parandalues, me qëllim që të shkatërrohen kanalet e trafikimit të emigrantëve.

“Mbrëmë nuk kishte aksion, kishim vetëm siç ju thash, prezencë të shtuar në këtë rajon, në këtë terren, në suazat e asaj që e përmenda- krizën që e kemi dhe vlerësimin se duhet në rajonin Kumanovë- Shkup të kryejmë vëzhgim më të madh dhe të mund të garantojmë siguri për qytetarët”.

Ministri shtoi se nuk duhet të ketë frikë dhe panikë në popullatë sepse situata është nën kontroll.

“Mbrëmë nuk ka pasur aksion policor, as arrestime, por vetëm se ka pasur prani të forcave të policisë për shkak të krizës që kemi me emigrantë. Rajoni Kumanovë-Shkup duhet të jetë nën mbikëqyrje në rritje, për shkak se ajo është pjesë veriore e kufirit, dhe se ka shpesh kalime të paligjshme, ju e dini se kemi pasur hyrje të emigrantëve dhe më parë përmes këtij kufiri, tha Spasovski, gjatë vizitës së tij në stacionin policor në Mateç”.

Spasovski demantoi zërat se aksioni është për shkak të hyrje së mundshme të një grupit të armatosur nga Kosovoa, e afërt me të akuzuarit për ngjarjet e Kumanovës.

“Spekulimet janë se është futur një grup. Edhe më herët theksova, bëhet fjalë për veprim parandalues”, tha ministri i brendshëm duke shtuar se mbrëmë nuk janë bërë kurrfarë bastisjesh.

 

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...