Kryetari i Sindikatës Policore të Maqedonisë, Aco Antovski sot ka kërkuar përgjegjësi komanduese si dhe hetim juridik dhe individual për trazirat në Kuvend. Kërkesa e këtillë vjen pas suspendimit të 16 policëve për shkak të veprimit jopërkatës gjatë dhunës në institucionin ligjvënës.
“Apelojmë pranë Ministrisë së Brendshme që kompetencat e saj t’i kryej rrënjësisht dhe sipas dispozitave ligjore, më pas duke ruajtur të gjitha karakteristikat individuale për çdo rast në veçanti, sidomos nëse kolegë individë që kanë qenë vet apo në numër të vogël kanë mundur të reagojnë në mënyrë përkatëse, më pas duke mos marrë instruksione përkatëse për këtë ngjarje specifike. Kërkojmë MPB të mos e anashkalojë përgjegjësinë komanduese që është kyçe për situata të këtilla”, ka thënë Antovski.
Ai i bëri thirrje MPB-së të mbaj llogari për nevojën e masës suspendim nga vendi i punës me qëllim të mos- cenimit të pozitës sociale të punonjësve dhe ka thënë se masat e këtilla janë të panevojshme dhe joefektive.