fbpx

KSHZ me 374 anketues filloi kontrollin në terren të votuesve kontestues

-

Kontrolli në terren i 89.383 votuesve kontestues filloi sot, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror  Zgjedhor. Prej atje thonë se për këtë janë të angazhuar 374 anketues që do t’i vizitojnë votuesit në adresat ku janë regjistruar dhe do të plotësojnë pyetësor. Në pyetësor qëndron emri dhe mbiemri i votuesve ndërsa anketuesit të dhënat duhet t’i marrin vetëm nga personi në listë

Anketuesi çdo votues kontestues duhet ta vizitoj të paktën dy herë dhe nëse nuk e gjen atëherë duhet t’i lë njoftim me shkrim se në afat prej 3 ditëve ai duhet të paraqitet në zyrën rajonal të KSHZ-së.

Kontrollet duhet të përfundojnë për një javë.

Kryetari i Komisionit, Aleksandar Çiçakovski dje vizitoi zyrën rajonale të KSHZ në komunën Qendër që t sheh nga afër deri ku janë përgatitjet ndërsa është i bindur se do të përmbushen afatet.

“Trajnimet e anketuesve kanë përfunduar, presim gjatë ditës të dërgohen materialet nëpër pikat rajonale dhe nesër në mëngjes të fillojnë kontrollet në terren” tha Çiçakovski.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.