fbpx

Gjak, hipokrizi, ofendime dhe pesimizëm: Ku u zhduk fryma e Przhinos?

-

Mënyra brutale dhe jo- diplomatike e bisedimeve dhe negociatave mes pushtetit dhe opozitës që filloi në rezidencën e BE-së në Przhino, siç duket nuk ka përfunduar.

Atëherë liderët ranë dakord që prapa tyre t’i lënë interesat partiake dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve dhe shtetit, por vetëm pas 1 jave e harruan këtë, kështu që sëpatat partiake, sërish filluan të lëvizin: “Gruevski dëshiron të shpëtoj nga derdhja e gjakut”, “Siç duket Gruevski e ka më të rëndësishme të rrezitet në Tel Aviv”, “Kulmi i hipokrizisë: Radmilla Sheqerinska sot doli të kritikoj”, “Në Qeveri ri ulur një rrahës”, “Pushteti është porositës i dhunës”, “LSDM dhe mercenarët duhet të jenë të vetëdijshëm se do t’i bartin pasojat”, “Duhet të zbatohen metoda dhe teknika që realizohen në të gjitha rastet e ngjashme”…

Edhe pse euro- komisari Johanes Han të hënën tha se nuk ka kohë për humbje dhe për pushime, të paktën jo për institucionet dhe se duhet respektuar të gjitha afatet për përgatitjen e zgjedhjeve, partitë liferuan dhjetëra njoftime me ofendime të reja – të vjetra.,

Të hënën duhej të mbahet takimi i parë i grupit të punës dhe të filloj zbatimi i Marrëveshjes së Przhinos.

Siç tha në konferencë shtypi zëvendës- kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, nga VMRO DPMNE takimin e kanë anuluar gjysmë ore para fillimit. Ajo deklaroi se kryeministri Gruevski, shihet qartë se më shumë dëshiron të rrezitet në Tel Aviv sesa t’i realizoj obligimet që dalin nga firmosja e Marrëveshjes së 2 qershorit.

Pas kësaj, partia në pushtet reagoi duke e quajtur Sheqerinskën hipokrite. “Radmilla Sheqerinska e cila nuk ka ardhur në takimet e deritanishme, sot doli të kritikoj. Kulmi i hipokrizisë”.

Përdorimi i “gjuhës diplomatike” vazhdoi.

Petre Shilegov në konferencë shtypi e pyeti Nikolla Gruevskin nëse e kanë për qëllim që përmes derdhjes së gjakut të shpëtoj nga përgjegjësia e tij, duke e pasur për qëllim gazetarët që janë kritikues ndaj pushtetit e për të cilët LSDM vlerëson se janë të rrahur, kështu që përsëriti se “fakti që në Qeveri edhe më tej qëndron ulur pronari i portalit “Maktel”, personalisht zëvendës- kryeministri Vlladimir Peshevski, pa u ngritur kundër tij asnjë procedurë, tregon fakt skandaloz se porositësi i dhunës është vet pushteti”.

Nga VMRO DPMNE iu përgjigjën se LSDM mban përgjegjësi politike për të gjithë këto raste sepse ato janë ata që vazhdimisht kërcënohen me dhunë dhe qërrim hesapesh, përhapin urrejtje, gënjeshtra dhe janë parti që promovojnë dhunës. “Pikërisht krerët e LSDM-së dhe financuesit e tyre nga Sorosi me sjelljen e tyre jo- profesionale dhe të papërgjegjshme nxitin atmosferën e përgjithshme në shtet. Ata në vazhdimësi liferonin gënjeshtra, manipulime, mashtrime dhe spekulime në hapësirën publike edhe atë jo vetëm kundër politikanëve, por edhe kundra qindra artistëve, profesorëve, profesionalëve, madje edhe qytetarët e rëndomtë”.

Ndaj kësaj LSDM kishte vetëm një reagim: “Të gjitha institucionet janë në duart e Nikolla Gruevskit. Pas nëntë viteve, ende mendon Gruevski se mund të kaloj tregimi se dikush tjetër është fajtor për gjendjen në vend?

Në këmbimin e zjarrit  të armiqësisë, u përfshinë edhe partitë e bllokut shqiptar.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas takimit me ambasadoren e OSBE-së, Mariane Berec, deklaroi se nuk beson se do të realizohet marrëveshja e Przhinos. Thaçi shton se e ka firmosur marrëveshjen pasi konsideron se kjo është rruga më e shkurtë e cila shqiptarëve iu mundëson të votojnë kundër strukturave të Ahmetit, për të cilat Thaçi thotë se janë fajtor për situatën në të cilën gjenden për momentin shqiptarët.

Ndërsa nga BDI ndaj kësaj reaguan duke thënë se me këtë kihet për qëllim grumbullimi i pikëve politike.

Se nuk ka afrim, por përkundrazi, ka ashpërsim të palëve, ka vërejtur edhe euro- komisari Johanes Han i cili ndërmjetësoi në Przhino.

“Nuk u arrit marrëveshje për çdo gjë më 2 qershor, por shpresoj që partitë do të mund të merren vesh. E lehtësuam marrëveshjen, por nuk do të relaksohemi” tha Han pas takimit të Këshillit të ministrave të BE-së në Bruksel.

Atmosferën sikur e ndjeu edhe ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, kështu që pas intervistës për “Meta” tha se askush nuk mund të jetë i sigurt se Marrëveshja do të kompletohet.

“S’mund të jini të sigurt se marrëveshja. Palët që u firmosën duhet të sigurohen se do të zbatohet ndërsa marrëveshja është deri diku specifik rreth asaj se çfarë dhe kur duhet të bëhet. Atë që ne duam ta shohim është zbatimi, duke filluar me hapin e parë siç parasheh marrëveshja. Është marrëveshje që duhet të zbatohet në emër të së ardhmes evropiane të vendit” deklaroi Lajçak.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.