fbpx

Kocijançiq: Sot të ketë marrëveshje për ligjin për zgjedhje

-

Komisioni Evropian sot iu bëri thirrje nënshkruesve të Marrëveshjes së Przhinos që menjëherë të arrijnë marrëveshje për reformat zgjedhore.

“KE ndjen keqardhje që partitë nuk kanë arritur t’i finalizojnë reformat zgjedhore, edhe krahas progresit që e arritën grupet e punës. Ju bëjmë thirrje liderëve të katër partive politike që sot të arrijnë marrëveshje. Zgjedhjet afrohen. Për këtë duhet të miratohet ligji për zgjedhjet sa më herët që është e mundshme dhe të filloj zbatimi i tij, duke pasur parasysh se zgjedhjet janë në prill” deklaroi zëdhënësja e Han, Maja Kocijançiq.

Nga BE nuk deshën t’i komentojnë informacionet se sot, përmes përfaqësuesit të tyre në Maqedoni, partive politike do t’u dorëzohet ligj i gatshëm për zgjedhjet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.