fbpx

LSDM: Të huajt do të ofrojnë ligj të ri zgjedhor, pa Diasporën të paktën në këto zgjedhje

-

Shumica e çështjeve për të cilat është biseduar mbrëmë në grupet e punës janë mbyllur, por siç njoftojnë nga LSDM, problematike kanë qenë çështjet e Diasporës dhe KSHZ-ja. Është e mundshme që në këto zgjedhje votimi i Diasporës të suspendohet, mek kërkesë të komunitetit ndërkombëtarë.

Sot nuk pritet takimi i ri i grupeve të punës, përveç takimeve dypalëshe mes partive ndërsa për nesër komuniteti ndërkombëtarë do të dorëzoj propozim- ligj.

Siç njoftojnë nga opozita, çështja e financimit të fushatave është e mbyllur dhe është vendosur mediumet që mos munden të japin të holla për fushatat e partive.

Partitë politike edhe më tej nuk kanë arritur konsensus për atë nëse Maqedonia do të jetë një apo më shumë njësi zgjedhor sepse kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet me votimin e Diasporës. Tani për tani është arritur marrëveshje që të ketë shqyrtim të plotë në terren të listës zgjedhore, me kontroll të kombinuar në bazat e të dhënave. Regjistrim aktiv megjithatë, nuk do të ketë sepse shumë ekspertë të huaj kanë këshilluar se kjo është zgjidhje jo- funksionale.

Problemet që ishin në zgjedhjet e kaluar me votuesit fiktiv, këtë vit do të zgjidhen më lehtë sepse KSHZ do të ketë kompetenca më të mëdha dhe qasje deri tek bazat e MPB-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.