KE-ja përshëndeti përzgjedhjen e Qeverisë së re

-

Komisioni Evropian sot shkurtimisht reagoi  për përzgjedhjen e djeshme të Qeverisë së re të Maqedonisë, e paraparë me Marrëveshjen e Përzhinos.

-Komisioni Evropian ishte shumë i qartë me insistimin e zbatimin e marrëveshjes politike, i cili u miratua me ndërmjetësuesin evropian, komisarin Johanes Han, gjatë verës. “Përshëndesim të gjitha hapat e ndërmarra në këtë drejtim”- deklaroi Maja Kicijançiç, zëdhënësja e eurokomesarit për zgjerim dhe politkë të fqinjësisë, Johanes Han.

Parlamenti i Maqedonisë dje miratoi përbërjen e re të Qeverisë së përkohshme, e cila do të ketë mandat deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 26 prillit të këtij viti. Pjesë e Qeverisë janë edhe përfaqësuesit e opozitës, të cilët morën dy  poste ministrave dhe tre të zëvendësministrave.