Monday, 13 April, 2026
Meta.mk

Planifikimi i mençur për infrastrukturë të qëndrueshme

Qytetet inteligjente, zbatimi i inteligjencës artificiale dhe vëmendja në rritje të ekuilibrit ndaj angazhimeve të punës dhe jetës janë në fokus në një pjesë të botës,ndërkaq gjysma e popullsisë së botës nuk ka qasje në shërbimet bazë shëndetësore dhe 2.2 miliardë njerëz në planet nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt. Në periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2019 ka pasur një rritje prej 74,5 për qind të numrit të fatkeqësive natyrore në krahasim me periudhën njëzetvjeçare të mëparshme, të cilat rezultuan me mbi 1,2 milionë viktima dhe dëme ekonomike prej gati 3 trilionë dollarësh, që në numër më të madh goditi më rëndë vendet më të varfra. Pandemia globale Covid-19 solli sfida shtesë për ofrimin e kujdesit bazë mjekësor dhe edukimit, si dhe rriti rreziqet e shfrytëzimit të fëmijëve në punë dhe dhunës me bazë gjinore.

Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm që janë pjesë e agjendës së OKB-së 2030 përfaqësojnë një përpjekje të përbashkët të 193 vendeve për të përmbushur këto sfida globale duke arritur 169 qëllime deri në vitin 2030.

Projektet infrastrukturore janë bazë e pothuajse të gjitha qëllimeve të parashikuara, duke ofruar shërbime kyçe si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe siguria. Prandaj, është e nevojshme të sigurohet funksionimi i tyre pa probleme, pavarësisht nga ndikimet e mundshme negative të jashtme dhe kjo është e mundur vetëm nëpërmjet sistemeve infrastrukturore të qëndrueshme dhe rezistente të krijuara me anë të planifikimit të integruar të bazuar në dëshmi.

Në fazën e planifikimit të investimeve në infrastrukturë, elementët më të rëndësishëm janë vlerësimi i fondeve në dispozicion, kuptimi i kapacitetit, matja e ofertës dhe parashikimi i kërkesës. Mund të identifikohen katër hapa kyçe në identifikimin e kërkesave kombëtare të infrastrukturës gjatë tridhjetë deri në dyzet vitet e ardhshme: përcaktimi dhe vlerësimi i sistemit ekzistues, vlerësimi i nevojave të ardhshme të shërbimeve të infrastrukturës, identifikimi i alternativave strategjike për ofrimin e një vizioni për të ardhmen e infrastrukturës dhe analizimi i fushëveprimit dhe kornizës kohore të investimeve alternative të nevojshme për të arritur qëllimet e zhvillimit.

Eksiztojnë mjete softuerike që ilustrojnë dhe eksplorojnë se si sistemet bazë të infrastrukturës funksionojnë së bashku tani dhe në të ardhmen, ndërsa identifikojnë rreziqet dhe ndikimet e ndërprerjeve të mundshme përpara se ato të ndodhin.

Këto mjete softuerike mund të tregojnë gjithashtu se si do të funksionojnë sistemet e infrastrukturës në disa skenarë si rritja e popullsisë dhe ndryshimet klimatike, cilat janë avantazhet e investimeve në infrastrukturë mbi mirëmbajtjen e saj, cilat janë pikat më të cenueshme në sistem dhe cili është kthimi i investimit për masat për reduktimin e rrezikut.Duke ofruar të dhëna të mira, nga të cilat bëhet analiza e mirë, vendimmarrësit mund të krijojnë strategji të përshtatshme bazuar në prova.

Investimet e parashikuara në infrastrukturë me vlerë 97 trilion dollarë deri në vitin 2040 paraqesin një mundësi të konsiderueshme për përparim në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm,

por edhe një rrezik të lartë të pasojave negative nëse infrastruktura nuk planifikohet siç duhet. Vendimet e përditshme të palëve të interesuara të përfshira në procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të projekteve të infrastrukturës mund të ofrojnë zgjidhje për disa nga problemet më të mëdha të sotme dhe të ofrojnë një botë më të mirë për brezat e ardhshëm. Aftësitë dhe njohuritë e duhura si dhe koordinimi në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet kategorisë profesionale (inxhinierëve) janë të nevojshme për të arritur këtë qëllim, por po aq e rëndësishme është edhe qasja holistike, sistematike dhe e integruar nga vendimmarrësit

Duhet të mbetemi të bashkuar për vlerat tona dhe për paqen në Evropë

Sulmi i paprovokuar, i paramenduar dhe barbar i Rusisë ndaj Ukrainës e tronditi botën. Teksa i shohim imazhet e gjakderdhjes dhe shkatërrimit, sulmet në blloqet me apartamente dhe rrugët e vendbanimeve, kujtojmë edhe jetët e humbura dhe dëmet e shkaktuara në tmerret e konflikteve të tjera të shekullit të 20-të në Evropë. Konfliktet për të cilat shumë njerëz pretendonin se ishin shumë prapa nesh. Konflikte që përfunduan nga një arkitekturë ndërkombëtare e krijuar për të gjetur mënyra të tjera për t’i zgjidhur problemet e kombeve.

Se sa e brishtë duket të jetë ajo arkitekturë ndërkombëtare dhe premtimi i paqes, sigurisht që varet nga vendi ku uleni dhe sa kohët e fundit konfliktet e Evropës e kanë prekur jetën tuaj.

Historia e familjes sime është historia e hebrenjve evropianë. Historia e atyre pak njerëzve që i mbijetuan konfliktet e shekullit të 20-të. Gjyshi im ishte i lindur në Rivne (atëherë Rovno), 304 km larg Kievit, në vitin 1909. Prindërit e tij udhëtuan për në Angli në vitin 1911 pas një përpjekjeje të Kozakëve për të marrë xhaxhain tim të madh 4 vjeç. Gjyshja ime ishte e lindur në Angli, ndërsa në vitin 1923 udhëtoi për të vizituar familjen e saj në Lviv. Nëna e saj, stërgjyshja ime, zbuloi se ajo ishte shtatzënë, kështu që qëndruan atje për një vit. Gjyshes i pëlqente të fliste për xhaxhain e saj dhe familjen e tij në Lviv dhe përdori një fjalim të papritur në ditëlindjen e saj të 90-të për të na treguar ato histori edhe një herë. Gjyshi tjetër na tregonte përralla që vareshin nga njohja e dallimeve midis njerëzve që jetonin në Minsk, Pinsk dhe Çelm. Kurse vajza ime u lind në nëntor 2013, kur ukrainasit dolën rrugëve për të kërkuar të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

Pra, kur shoh shkatërrimin në Ukrainë, nuk shoh historinë e një vendi të largët. Kur shoh se Rusia e ka bombarduar Babyn Yar në vitin 2022, më kujtohen 33.771 hebrenj ukrainas të vrarë atje në vitin 1941. Si çdo vit këtu, ne e përkujtojmë deportimin dhe vrasjen e 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në mars të vitit 1943. Dhe kur i përkujtojmë, themi kurrë më. E themi sepse e besojmë. Sepse këto janë vlerat tona.

Putini tregoi se nuk dëshiron t’i shohë ato vlera në Rusi apo fqinjët e saj. Ai nuk dëshiron të shohë një Ukrainë sovrane që të zgjedhë rrugën e saj si demokraci perëndimore. Ai nuk dëshiron të shohë një Ballkan që e ndjek rrugën euroatlantike, rrugë të cilën e kërkojnë qytetarët e tij.

Prandaj, duhet të vazhdojmë të veprojmë së bashku për të treguar se besojmë në vlerat tona. Se do të marrim vendime të vështira në mbështetje të vlerave tona. Se jemi të bashkuar në dënimin e luftës së Putinit kundër Ukrainës, popullit të saj dhe vlerave të tyre.

Jemi të bashkuar në organizatat ndërkombëtare. 141 vende në Kombet e Bashkuara e dënuan luftën dhe kërkuan tërheqjen e forcave ruse. 38 vende i kanë referuar (paraqitur) mizoritë e Rusisë në Ukrainë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Është referimi më i madh në historinë e kësaj gjykate. Mbi 40 vende në OSBE i kanë dënuar veprimet e Rusisë. Këshilli i Evropës e ka pezulluar Rusinë.

Jemi të bashkuar në ndërprerjen e financimit për makinerinë luftarake të Putinit. Këto janë masat më të forta ekonomike që Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë i kanë miratuar ndonjëherë. Kemi rënë dakord për sanksione ndaj sektorit bankar, mbrojtjes dhe transportit të Rusisë, ndaj kompanive dhe oligarkëve që e përbëjnë zemrën e regjimit të Putinit. Fluturimet ruse janë ndaluar në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe anijet ruse janë të ndaluara nga portet e Mbretërisë së Bashkuar. Do t’i ngrijmë asetet e bankave ruse dhe do të nxjerrim ligje për të ndaluar shtetin rus dhe industritë dhe kompanitë vitale për ekonominë e Rusisë (si Gazprom) të mbledhin financa në tregjet e parave të Mbretërisë së Bashkuar – që është qendra financiare më e rëndësishme në Evropë.

Jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe popullin e saj. Britania e Madhe dhe aleatët tanë tashmë po ofrojnë ndihmë ushtarake ekonomike, humanitare dhe mbrojtëse. Mbretëria e Bashkuar po vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën me trajnimin e 22.000 ushtarëve, furnizimin e 2.000 raketa anti-tank, sigurimin e 100 milionë paundëve (£) për reformën ekonomike dhe pavarësinë energjetike dhe 120 milionë paundëve (£) ndihma humanitare dhe garantim deri në 500 milionë dollarë për financim të Bankës për Zhvillim.

Tani duhet patjetër të qëndrojmë të bashkuar. Ajo që do të ndodhë më pas është kritike për paqen dhe sigurinë në Evropë. Dhe për vlerat për të cilat luftojmë.

Stanka Paraç Damjanoviq: OSHC-të dhe autoritetet lokale janë partnerët tanë të natyrshëm

Stanka Paraç Damjanoviq, kryetare e Rrjetit Ballkanik për Demokracinë Lokale, trajnere dhe edukatore, ka përvojë shumëvjeçare profesionale si përfaqësuese e sektorit të OJQ-ve, që punon në tema të tilla si: zhvillimi i shoqërisë civile, edukimi qytetar, qytetari aktive dhe qeverisje e mirë në nivel lokal. Fusha kryesore e aktivitetit të saj lidhet me ngritjen e kapaciteteve, kërkimin dhe aktivitetet e ndërgjegjësimit që synojnë organizatat e shoqërisë civile dhe qeveritë lokale. Puna afatgjatë me agjencitë për demokraci lokale (LDA) është bërë frymëzim për inicimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe rajonal që lidh komunitetet lokale, angazhimin e ALDA-s në shkëmbimin ndërkulturor rajonal dhe politikbërjen me pjesëmarrje të zhvillimit lokal, duke krijuar vazhdimisht komunitet praktikash të mira.

Cilat janë pikat e forta të një rrjeti rajonal siç është BNLD?

Fuqia kryesore e BNLD është e dyfishtë: Agjenci të fuqishme dhe të qëndrueshme për demokraci lokale si anëtarë themelues të BNLD që e përbëjnë shtyllën kurrizore të rrjetit rajonal nga njëra anë, dhe vlerat dhe misionin e përbashkët që mbështesin qasjen dhe kontributin nga poshtë lart, reforma demokratike dhe afrimi me qytetarët nga i gjithë rajoni në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Më shumë se njëzet vjet punë e përbashkët në arritjen e vlerave të përbashkëta është forca jonë shtesë, e cila ofron bazën për ndërtimin e kapaciteteve organizative dhe kujtesës specifike institucionale në fushën e decentralizimit dhe reformimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Ballkanin Perëndimor.

Si aktor rajonal, cila është sfida e parë me të cilën do të përballeshit?

Fusha primare e veprimtarisë së BNLD-së lidhet me promovimin e parimeve të qeverisjes së mirë vendore, zhvillimin e qasjeve pjesëmarrëse dhe mekanizmave për pjesëmarrjen e qytetarëve në miratimin e politikave/vendimeve. Konsultimi publik në hartimin e politikave, qytetaria aktive, parimet e transparencës dhe llogaridhënies, zhvillimi lokal gjithëpërfshirës janë çështjet kyçe që ne i zgjidhim nëpërmjet një spektri të gjerë projektesh lokale dhe rajonale që angazhojnë pjesë të ndryshme të komunitetit lokal, me theks të veçantë te të rinjtë, gratë dhe grupet e margjinalizuara.

Misioni i BNLD është të forcojë bashkëpunimin midis shoqërisë civile dhe autoriteteve lokale. Cili mendoni se është çelësi i një bashkëpunimi të suksesshëm?

Besoj se bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile dhe autoriteteve lokale është parakusht kyç për njohjen e organizatave të shoqërisë civile si partner relevant dhe i besueshëm në procesin e përgjithshëm të reformës. Për më tepër, OSHC-të dhe qeveritë vendore janë partnerë “natyrorë” dhe nxitës të promovimit të vlerave dhe standardeve të Bashkimit Evropian për qeverisje të mirë demokratike. Roli këshillues dhe monitorues i OSHC-ve me fokus të veçantë në zbatimin efektiv të masave për krijim të politikave krijon bazë solide për edukim të përhershëm për qytetari aktive dhe nisma qytetare që kontribuojnë në performancën me llogaridhënie dhe të përgjegjshme të autoriteteve publike lokale.

Për cilin nga aktivitetet tuaja krenoheni më së shumti?

Sigurisht që ka një sërë aktivitetesh që i kemi zhvilluar dhe zbatuar deri më tani në nivel lokal dhe rajonal. Ato kanë evoluar paralelisht me kapacitetin tonë organizativ për të menaxhuar dhe koordinuar projektet e bashkëpunimit lokal, ndërkufitar dhe rajonal.
Kështu, për shembull, rrjeti ALDA u angazhua në organizimin e një programi të madh të pajtimit rajonal në kuadër të projektit EU Instrument for Stability që po zhvillohet në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi. Regional Youth Compact for Europe është një tjetër histori suksesi për të cilën krenohemi. Kjo nismë bashkëpunimi shumëvjeçare që përfshin grupe rinore nga komunitete të ndryshme në ndërtimin intensiv të kapaciteteve dhe shkëmbim ndërkulturor është një nga iniciativat tona më të fundit kryesore që e vendos rrjetin tonë në hartën e OSHC-ve tematike rajonale relevante. Projektet Monumental 9 dhe CulTour kanë kontribuar në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona për pjesëmarrje kulturore të të rinjve dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore si burim të zhvillimit lokal.

Së fundmi, zhvillimi që kemi treguar në rrjetëzimin e OSHC-ve për një qeverisje më të mirë lokale na ka mundësuar krijimin e mjeteve të përshtatshme për pjesëmarrjen digjitale, mjetet e avokimit, mësimin onlajn dhe një qendër burimore për zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe mekanizmat e pjesëmarrjes së qëndrueshme dhe iniciativat qytetare lokale.

Analizë: Në sektorin e TI-së në RMV, hendeku midis burrave dhe grave pothuajse nuk ekziston fare

Ndryshe nga sektorët e tjerë në ekonominë e Maqedonisë, sektori i TI-së shquhet me atë që hendeku midis burrave dhe grave pothuajse nuk ekziston fare. Në disa degë të industrisë, të tilla si marketingu digjital, raporti është 50 për qind gra kundrejt 40 për qind burra, shkruan Meta.mk.

Me kalimin e viteve, rritet edhe numri i grave të diplomuara në arsimin formal. Nëse në vitin 2013, në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit (FETI) kanë diplomuar 86 studente, vitin e kaluar numri i tyre arriti në 144. Situata është e ngjashme edhe në Fakultetin e Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK), ku para shtatë vitesh kishte vetëm 17 studente të diplomuara, ndërsa vitin e kaluar diplomuan 81 studente.

Se këta numra po rriten, pohon edhe kryetarja e Odës Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe të Komunikimit – MASIT, Aneta Pesheva. Në një prononcim për Meta.mk, ajo thotë se kur u regjistrua në fakultet, kishte vetëm 4 vajza, ndërsa tani numri i tyre është pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të studentëve të regjistruar.

Aneta Pesheva, Kryetare e MASIT / Foto: Ueb-faqja e MASIT

“Numri i grave në sektorin e TI-së është i kënaqshëm dhe vendi ynë mund të krenohet me këtë. Unë jam shumë e kënaqur me mënyrën se si zhvillohet tregimi i kësaj industrie në vendin tonë. Shifrat flasin vetë” – deklaroi Pesheva.

Siç thekson ajo, vendi ynë është një nga vendet e rralla që mund të mburret me një mesatare prej 36% të grave në sektorin e TI-së, që është krah për krah me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat janë një nga vendet më të zhvilluara në aspekt të TI-së në Evropë.

“Nëse arrijmë ta mbajmë këtë trend, që në fakt duhet të vazhdojë, vendi do të ketë vërtet diçka me të cilën mund të krenohet.” Kjo është arsyeja pse unë vazhdimisht u bëj thirrje vajzave dhe grave që të regjistrohen në studime që lidhen me sektorin e TI-së, sepse kjo u ofron atyre një punë më të sigurt, në të njëjtën kohë ato bëhen të pavarura, ndërsa siguria ekonomike sjell barazi” – theksoi kryetarja e MASIT-it.

Aktualisht në tregun e punës, në fushën e informacionit dhe komunikimit ka 341 vende të lira pune, ndërsa sipas profesioneve më të kërkuara, titulli i programuesit ka 92 vende të lira pune, sipas ueb-faqes së Agjencisë së Punësimit të RMV-së.

Nga Women in Tech Macedonia, një organizatë që punon për të zvogëluar hendekun gjinor në sektorin e TI-së dhe për të informuar vajzat për këtë industri, konsiderojnë se në të ardhmen publiku do të shohë gjithnjë e më shumë gra në teknologji.

Katerina Trajçevska, Women in Tech Macedonia / Foto: Ueb-faqja e Women in Tech Macedonia

“Çdo vit gjithnjë e më shumë vajza regjistrohen në shkencat e teknologjisë, dhe ka një numër të madh akademish që bëjnë një punë të shkëlqyeshme në promovimin e opsioneve të industrisë tek vajzat e reja, por edhe tek gratë që mendojnë të rikualifikohen. Në anën tjetër, nevojat për personel teknologjik në Maqedoni janë vazhdimisht në rritje dhe punësimi është relativisht i lehtë për këdo që ka fituar aftësi në këtë fushë përmes arsimit formal ose joformal” – deklaroi Katerina Trajçevska për Meta.mk.

Duke e ndjekur numrin e vajzave që çdo vit vendosin të studiojnë inxhinieri dhe shkenca kompjuterike në krahasim me fakultetet e tjera, Trajçevska konsideron se situata në vendin tonë është më e mirë se në vendet e tjera.

“Për fat të keq, mendoj se kjo është rezultat i mungesës së prosperitetit në degët tjera, e jo i dëshirës reale për të punuar në TI, që nuk është zgjidhje reale e problemit. Industria e TI-së në të gjithë botën, po edhe këtu, po përballet me mungesë të kuadrit. Kjo është një kohë e shkëlqyeshme për të filluar një karrierë në këtë fushë, ndërsa mundësitë për punë dhe përparim janë shumë më të mëdha se në çdo industri tjetër” – shton ajo.

Sipas Trajçevskës, ajo që është problem kryesor kur bëhet fjalë për numrin e grave në industri është perceptimi i inxhinierisë si një profesion mashkullor dhe mungesa e informacionit për të kundërtën. Ajo kishte një përvojë të ngjashme kur zgjodhi drejtimin e studimit dhe ishte në prag, siç thotë ajo, ta “gabojë” profesionin, i cili ndoshta nuk do të ishte i përshtatshëm për të, vetëm për shkak të mungesës së informacionit për të gjitha mundësitë që i kishte në dispozicion.

Në vendin tonë, jashtë arsimit formal, ka shumë organizata që mbajnë kurse, por edhe akademi vjetore në lidhje me studimet në sektorin e TI-së. Disa prej tyre janë Brainster, dhe Code Academy, me të cilët Meta.mk bisedoi rreth kësaj teme. Të dy organizatat janë të bindura se nuk ka pothuajse asnjë hendek gjinor në akademitë e tyre, gjegjësisht gratë janë njësoj të interesuara për të fituar njohuri të reja përmes akademive në sektorin e TI-së.

Në Brainster thonë se gjithnjë e më shumë gra po bashkohen me ekipin e tyre, si në pjesën e trajnuesve, ashtu edhe në fusha të tjera. Që në fillim, në Akademitë e Brainster kanë vërejtur se jo vetëm që nuk ekziston i ashtuquajturi hendek gjinor, përkundrazi, aty ku ekzistonte, ishte më shpesh në favor të grave.

Ekipi i Brainster / Foto: Arkivi personal i Brainster

“Akademia e marketingut digjital gjithmonë është dominuar nga gratë, në fillim me një raport prej 70-30% në favor të grave, ndërsa në gjeneratat e fundit raporti po i afrohet 60-40%. Në Akademinë e dizajnit grafik, raporti po ashtu është në favor të studenteve, edhe pse jo aq sa në marketing. Akademitë e programimit kanë deri diku një ekuilibër, kështu që nëse në vitet e para numri i burrave ishte më i lartë, tani pothuajse në çdo gjeneratë kemi grupe të ekuilibruara, veçanërisht në akademitë e programimit front-end. Ekuilibri është i qëndrueshëm në Akademinë e shkencës së të dhënave, tashmë në 4 grupe, ndërsa në Akademinë për testuesit e programeve, në tetë grupet e formuara deri më tani, numri i grave është dukshëm më i lartë. Në akademinë e fundit për dizajn UX/UI, dy grupet e para janë mjaft të ekuilibruara, mbetet të shihet si do të shkojë puna më tutje” – thotë Darjan Radenkoviq nga Brainster për Meta.mk.

Këtu ndërlidhet edhe Marija Ilovska, Konsulente dhe Menaxhere për Burimet Njerëzore në Code Academy, e cila thotë se hendeku gjinor pothuajse nuk ekziston. E rëndësishme është qasja ndaj punës dhe rezultatet, e jo përkatësia gjinore, konsideron Ilovska.

Ajo thekson se vitet e fundit definitivisht ka pasur një rritje të interesit të grave për akademitë dhe kurset e programimit që i ofron Code Academy.

Marijana Ilovska, Konsulente dhe Menaxhere për Burimet Njerëzore në Code Academy / Foto: Code Academy

“Përqindja e grave programuese në ndërmarrjet e TI-së po rritet ndjeshëm, gjegjësisht në disa kompani të TI-s definitivisht mund të them se përqindjet mund të jenë 40% gra 60% burra, që është një përqindje e shkëlqyeshme” – thekson Ilovska.

Anketa e it.mk, e kryer në vitin 2019, ku morën pjesë gjithsej 1.135 profesionistë të TI-së, nga të cilët 856 në aktivitetet e zhvillimit të softuerëve dhe programimit, i tregon ndryshimet në përfaqësimin e grave dhe burrave në këtë sektor, duke përfshirë edhe ndryshimin në rrogë.

Dallimi më i madh është midis programuesve, zhvilluesve të softuerit dhe SYSAdmins, ku burrat janë të përfaqësuar me 80 për qind, ndërsa gratë me 19 për qind. Situata është e ngjashme edhe te dizajnuesit, ku vetëm 27 për qind janë gra, ndërsa 72 për qind burra. Ka pothuajse një numër të barabartë të të dyja gjinive në industrinë e marketingut digjital, ku gratë janë të përfaqësuara pak më shumë (55 për qind) sesa burrat (44 për qind).

Përveç faktit që profesionet në sektorin e TI-së paguhen shumë për standardin tonë të jetesës, ato sjellin me vete edhe fleksibilitetin për sa i përket punës nga shtëpia, gjë që në kushtet e pandemisë është një plus i madh. Në pyetjen e Meta.mk drejtuar Akademive Brainster dhe Code Academy nëse këta faktorë do të jenë momente vendimtare për shkak të të cilave mund të priten transferime nga profesionet e tjera në sektorin e TI-së, ata thonë se transferimi u bë “në një shkallë të gjerë” edhe para pandemisë, kurse me të procesi u përshpejtua edhe më tepër.

“Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, mbi 3.000 njerëz kanë kaluar nëpër Akademitë tona në kërkim të një karriere të re ose më të mirë në TI dhe në fushat digjitale, dhe së bashku me kurset, ky numër është mbi 8.000. Pandemia definitivisht e ka përshpejtuar këtë proces, kështu që mbi 800 studentë janë regjistruar në Brainster vetëm këtë vjeshtë” – tha Radenkoviq.

Iloska nga Code Academy thekson se fleksibiliteti i orëve të punës, mundësia për të punuar nga shtëpia, për të pasur më shumë kohë që një vajzë, grua, nënë, bashkëshorte realisht e ka në jetën e përditshme, si dhe rreziku i zvogëluar për të mbetur pa angazhim në punë në rast pandemie dhe situatash të tjera të paparashikueshme, i motivon në mënyrë shtesë gratë që të aplikojnë në Akademi dhe të vendosin të studiojnë këtë lloj teknologjie, pavarësisht se a do ta zgjedhin arsimin formal ose atë joformal.

“Fleksibiliteti për të punuar në distancë patjetër që do të ndikojë në zgjedhjen, por në mjedisin tonë ndoshta për një kohë të gjatë motivuesit kryesorë do të jenë puna në një mjedis më krijues dhe më progresiv, mundësitë për avancim në karrierë, ndërtimi i një karriere rezistente ndaj ndryshimeve në të ardhmen dhe natyrisht aspektin financiar, i cili në TI dhe në industritë digjitale mbetet akoma shumë mbi mesataren” – thekson Radenkoviq.

Megjithatë, me shfaqjen e koronavirusit dhe shpalljen e pandemisë, edhe ky sektor i ndjen pasojat. Pamundësia për të vizituar klientët, rënia e ndjeshme e performancës së shitjeve, si dhe problemet në sigurimin e burimeve të prodhimit, janë disa nga ndikimet negative që MASIT-i i thekson në studimin e efekteve të virusit mbi industrinë e TIK-ut.

Por, nuk ka dyshim se kjo industri që është bartëse e ndryshimeve, madje edhe para shfaqjes së pandemisë, ishte e vetëdijshme për përfitimet, cilësitë dhe përfitimet së i sjell transformimi dhe teknologjia digjitale. Duket se shfaqja e situatave të paparashikueshme si pandemia në të gjithë botën, do të nxjerrë në pah vetëm nevojën për digjitalizim më të shpejtë të shoqërive, gjë që do të rrisë kërkesën për kuadër profesional.

Përndryshe, vitin e kaluar Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” dhe Shoqata për Komunikime Progresive në kuadër të projektit të Fondacionit Metamorfozis “Avancimi, formësimi dhe mbështetja e lirive në internet” përgatitën një dokument për hartëzimin gjinor në fushën e TIK-ut në Maqedoni.

Përfundimet e hulumtimit janë se normat shoqërore patriarkale i inkurajojnë burrat drejt TIK-ut, ndërsa mungesa e grave shembuj në këtë fushë, i shtyn më tej gratë drejt vendeve të punës me rroga më të ulëta në ekonomi. Prandaj, siç thuhet në dokument, është e nevojshme të promovohet TIK-u si mundësi profesionale për vajzat dhe gratë. Në mënyrë që të fuqizohen gratë, programet digjitale të TIK-ut duhet t’i marrin parasysh pengesat në qasjen e grave në këto programe.

Kjo storje hulumtuese u përgatit si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë).

Kjo storje hulumtuese është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e kësaj storje hulumtuese është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Merrni pjesë në sfidën CtrlZ dhe fitoni Go Pro Hero 7

Fondacioni Metamorfozis shpall sfidën CtrlZ për një video të shkurtër në temën: Jeta e të rinjve pas shfaqjes së Kovid-19.

Mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e interesuar nga 13 deri në 24 vjet.

E tëra që duhet të bëni është të krijoni një video të shkurtër se si do të duken aktivitetet e përditshme të të rinjve pas përfundimit të epidemisë së Kovid-19. Si do të duket procesi arsimor, dhënia e provimeve, më pas shoqërimi, festimi i ditëlindjeve, zbavitjet në disko, shkuarja në kinema, si të zhvillohen takimet me partnerët, pushimet verore dhe dimërore, si do të bëhet sporti.

Videot mund të incizohen me çfarëdo kamere ose telefoni.

Për të marrë pjesë në sfidë:

  1. Vendoseni videon në temën e dhënë në profilin tuaj në një nga rrjetet sociale YouTube, TikTok, Instagram;
  2. Ndiqni profilin e CTRLZ në Instagram- https://www.instagram.com/ctrlz.mk/ ;
  3. Shtoni hashtagun #CtrlZChallenge në titullin ose përshkrimin e videos;
  4. Nëse videoja është postuar në Instagram, sigurohuni që ta shënoni profilin tonë @ctrlz.mk. Është e dëshirueshme që profili juaj të jetë i hapur, gjegjësisht publik, e jo i mbyllur (private) në mënyrë që të gjithë ta shikojnë videon. Nëse videoja është bashkangjitur në TikTok ose YouTube, sigurohuni që të na dërgoni link të videos në një mesazh në profilin tonë në Instagram.

Videot nuk duhet të jenë më të gjata se 5 minuta, ndërsa gjuha mund të jetë maqedonase, shqipe ose angleze, por do të pranohen edhe përmbajtje që nuk është patjetër të kenë të folur, gjegjësisht mesazhi mund të përcillet edhe përmes asaj që tregohet në video.

Në rast të përdorimit të materialeve pa të drejta të autorit, është e detyrueshme që ato të jenë me licencë të hapur, gjegjësisht të lira për përdorim falas.

Ndalohet përdorimi i materialeve të mbrojtur nga të drejtat e autorit ose plagjiatura në aplikacione.

Incizimet do të vlerësohen nga një komision prej tre anëtarësh i përbërë nga gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Më së shumti do të vlerësohet ideja, kreativiteti gjatë përgatitjes së videos dhe forca e mesazhit të përmbajtjes së dorëzuar.

Fituesi do të marrë çmimin – Action Camera GoPRO  Hero 7.

Aplikimet për sfidën do të pranohen nga 25 qershori deri më 23 korrik, ndërsa fituesi do të shpallet më 31 korrik 2020.

Investimet në Pustec, premtimi i pa-mbajtur i homologëve të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Në bashkinë e Pustecit, në juglindje të vendit banojnë pothuaj 6000 banorë, që përbëjnë minoritetin maqedonas. Gjatë takimit të mbajtur në shtator 2019, dy ministrat e brendshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut premtuan investime të rëndësishme që do rrisnin mirëqenien e këtij komuniteti. Por thuajse një vit më pas, kur “Faktoje” bëri një verifikim në Pustec, konstatoi se ky premtim nuk është mbajtur, shkruan Portalb.mk.

Autore: Anxhela Ruci

Në gusht të 2019-s, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, zhvilluan një takim në Bashkinë Pustec për bashkëpunimin midis dy vendeve.

Ndër diskutimet e shumta rreth sigurisë dhe bashkëpunimit në pikat kufitare, ministrat premtuan edhe investimet që të dy qeveritë do të bënin në këtë bashki, e cilësuar nga ata si ura që lidh dy shtetet fqinje.

“Kemi diskutuar rreth intensifikimit të përpjekjeve të përbashkëta të të dy Qeverive për ta mbështetur edhe Bashkinë e Pustecit, e cila përfaqëson dhe një bashki ‘urë’ midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pikërisht për këtë arsye ne do të angazhohemi seriozisht, edhe si Ministra të Brendshëm, por edhe si qeveri, në mënyrë që në Bashkinë e Pustecit të thellojmë bashkëpunimin, të intensifikojmë investimet në mënyrë që kjo të shndërrohet në një model shumë të mirë ndërkufitar.” u shpreh gjatë takimit ministri Sandër Lleshaj.

Të njëjtën linjë mbajti edhe ministri i Maqedonisë së Veriut Spasovski ku ndër të tjera tha: “Nuk është vetëm porosi për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore bashkëpunimi, por kjo është një porosi për një zhvillim sa më të mirë ekonomik të rajonit të Prespës, si në Maqedoninë e Veriut, po ashtu edhe në Shqipëri. Kjo do të thotë që qytetarët, të cilët jetojnë në të gjithë rajonin e Prespës dhe në Bashkinë e Pustecit, të kenë kushte sa më të mira jetese. Unë pres që në pak kohë të realizojmë atë që biseduam.”

Çfarë u realizua thuajse një vit pas takimit të dy homologëve në Pustec?

Për të mësuar se çfarë invesimesh janë realizuar në Bashkinë Pustec që nga premtimi i dy ministrave të Brendshëm, në dërguam një kërkesë për informacion. Ky institucion u përgjigj se gjatë 2019-s nuk ka investim, as nga Qeveria e Shqipërisë as nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Mungesa e investimeve në këtë bashki, u konfirmua edhe nga komunikimi që patëm me banorët e zonës, të cilët u shprehën se Pusteci ka nevojë për disa investime urgjente, siç është ujësjellësi, krijimi i kanaleve vaditëse dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore.

Emaili

Për sa i përket ujësjellësit, nga informacionet që morëm pranë Bashkisë Pustec, ekziston një projekt që parashikon furnizim me ujë të pijshëm 24 orë, i cili do të gjejë zbatim së shpejti, po pa përcaktuar një afat kohor. Ky investim është marrë përsipër të mundësohet nga qeveria shqiptare.

Edhe pse Bashkia Pustec është e rrethuar nga uji, gjatë muajt e verës, furnizimi me ujë është 6-8 orë në ditë.

Pusteci, foto: Faktoje
Pusteci, foto: Faktoje

Rruga është një nga investimet e tjera të rëndësishme në këtë zonë, sipas banorëve dhe vetë përfaqësuesëve të bashkisë. Duke qenë se Pusteci ka vende piktoreske, zhvillimi i turizmit dhe infrastrukturës janë të domosdoshme  për ekonominë familjare të banorëve.

Pusteci, foto: Faktoje
Pusteci, foto: Faktoje

Nga statistikat e bashkisë, çdo vit kjo zonë vizitohet nga rreth 3 mijë turistë.

Pusteci, foto: Faktoje
Pusteci, foto: Faktoje

Bashkia Pustec përfshin 9 Njësi Administrative Liqenas (Pustec), Diellas, Cerjë, Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Lajthizë, Kallmas, Gollomboç, Zaroshkë dhe është e banuar nga pakica maqedonase, që përbën një popullsi prej rreth 6 mijë banorë.

Shqipëria vendi më i goditur i rajonit nga pandemia Covid-19

Shqipëria konsiderohet si vendi më i cenuar në rajon nga efektet e krizës së pandemisë “Covid-19”. Banka Botërore dhe BERZH e konsiderojnë Shqipërinë si vendi që do të goditet më së shumti në ekonomi, me pasojë rritjen e nivelit të varfërisë. Banka Botërore, për Maqedoninë e Veriut jep skenarë pak më optimistë. Por, cilat janë arsyet sipas vlerësimit të  institucioneve ndërkombëtare në parashikimet e tyre për Shqipërinë? 

Banka Botërore, në një studim të publikuar më 29 maj me tematikë “Si COVID-19 mund të ndikojë në varfërinë dhe mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor”, paralajmëroi për rritje të varfërisë në kuotën 44 për qind për qytetarët shqiptarë, më e larta se çdo vend i rajonit.

Sipas simulimeve të kryera për këtë shënim vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 për qind, duke shkuar në rreth 40 për qind në skenarin e parë dhe 44 për qind në skenarin e dytë. Meqenëse shumica e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëzve në qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre”- theksohet në raportin e Bankës Botërore.

Banka Botërore, për Maqedoninë e Veriut jep skenarë pak më optimistë, duke parashikuar një nivel varfërie gati sa gjysma e Shqipërisë.

Simulimet parashikojnë rritje të shkallës së varfërisë nga rreth 17 për qind që ishte në 2019, në rreth 20‒23 për qind në vitin 2020, ndërsa 55,000 deri në 130,000 maqedonas (në varësi të faktit nëse kriza zgjat tre apo gjashtë muaj) do të bien në varfëri”- thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) gjithashtu parashikoi skenarë negativë për ekonominë shqiptare.

BERZH parashikoi që ekonomia shqiptare do të tkurrej me 9% gjatë 2020-s, më e larta në rajon dhe pothuajse dyfish në raport me parashikimet e FMN-në dhe Bankës Botërore.

Drejtori i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë, Matteo Colangeli, në një intervistë për revistën ekonomike Monitor, përmend varësinë e lartë nga turizmi dhe remitencat si arsyet kryesore ku bazohen parashikimet për një rënie kaq të madhe ekonomike.

Shkalla në të cilën do të ndikohen vendet individuale varet nga shumë faktorë, duke përfshirë rëndësinë relative të disa sektorëve në Prodhimin e Brendshëm Bruto, integrimin e tyre në zinxhirin global të vlerave, vendndodhjen gjeografike dhe partnerët kyç tregtarë, po ashtu dhe kushtet specifike që mbizotëronin përpara se të fillonte kriza. Shqipëria rezulton të jetë veçanërisht e ndikuar për shkak të një kombinimi të pafavorshëm të disa prej këtyre faktorëve”- argumenton Colangeli.

Lidhur me masat e marra nga qeveria për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e “Covid-19”, drejtori i BERZH në Tiranë argumenton se Shqipëria vendosi më pak burime financiare në dispozicion.

Masat e miratuara në Shqipëri kanë qenë kryesisht të ngjashme me ato në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ajo që ndryshon midis vendeve është sasia e burimeve të vendosura në dispozicion dhe efikasiteti në zbatimin e paketave të shpallura. E para, natyrisht, është e nxitur nga pozicioni fiskal i secilit vend, dhe këtu borxhi publik relativisht i lartë dhe likuiditeti i ulët me të cilin po përballej Shqipëria në fillim të krizës nuk ka ndihmuar. E dyta lidhet me efektivitetin e administratës publike dhe aftësinë e saj për të shndërruar shpejt vendimet e marra në nivelin politik në rezultate të prekshme për njerëzit dhe bizneset në një situatë krize.” shprehet Colangeli.

Çfarë ndodhi me rihapjen e premtuar të kufijve tokësorë më 1 qershor?

Rihapja e kufijve me vendet fqinje, të mbyllura gjatë pandemisë, u premtua se do të ndodhte në 1 qershor. Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e njoftuan këtë gjatë komunikimeve të planit të rihapjes në disa konferenca gjatë muajit maj. Por një vendim i minutave të fundit nga ana e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme shkaktoi zhgënjim dhe konfuzion për qytetarët dhe qeverinë shqiptare.

Një nga pasojat më të forta të pandemisë dhe situatat më shqetësuese për qytetarët, qoftë në aspektin ekonomik, por edhe në atë social ishte izolimi që erdhi si pasojë e mbylljes së kufijve. Kryeministri Rama e adresoi këtë çështje më 14 maj, gjatë një videokonference me gazetarë ndërsa në të gjithë vendin kishte filluar hapja graduale e aktiviteteve të biznesit.

“Brenda muajit ne duam që edhe kufijtë tokësorë të hapen. Shpresoj që kjo të jetë e mundur. Tanimë kemi hequr detyrimin e karantinimit në hotel dhe gjithkush që vjen karantinohet në shtëpi. “ – tha ai.

Në një komunikim për qytetarët më 24 maj, zoti Rama tha se qeveria ishte e gatshme të hapte kufijtë tokësorë duke dhënë një afat:

“Ndërkohë që duke nisur nga e hëna 1 qershor, ne do të hapim kufijtë  tokësorë me fqinjët për të gjithë shqiptarët, qofshin me pasaportë të Shqipërisë apo të Kosovës, Maqedonisë së Veriut a Malit të Zi, ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje pa pushim të gjithëve, pa përjashtim, për kujdes, kujdes, kujdes. Në 1 qershor do të hapen kufijtë.” – tha ai.

Ky afat I rihapjes së kufijve u rikonfirmua gjatë prezantimit të planit më 29 maj, ministrja e Shëndetësisë, zonja Ogerta Manastirliu:

“Do të hapen kufijtë tokësorë duke hequr karantinimin 2-javor si një masë që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe në vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantinës 2-javore do të mbetet në fuqi në raste të veçanta, me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas protokolleve dhe kritereve të përcaktuara nga Qendra Europiane e Kontrollit të Infeksioneve” – tha ajo.

30 maj, ndërsa data e hapjes së kufjve ishte vetëm një ditë larg, në rajon ndodhën ndryshime. Presidenti i Maqedonisë së Veriut vendosi të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme me 2 javë të tjera. Shkak për këtë u bë situata alarmante e koronavirusit, pasi në 48 orët e fundit 9 persona kishin humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë ishin infektuar në vendin fqinj.

“Duke pasur parasysh numrin në rritje të bashkëqytetarëve tanë të infektuar dhe të vdekur, mora vendim të shpall gjendje të jashtëzakonshme edhe për 14 ditë tjera. Dua të theksoj që këtë vendim e marr vetëm për të mundësuar që qeveria dhe institucionet e tjera kompetente të përballen në mënyrë më efikase me efekte shëndetësore, ekonomike dhe sociale nga pandemia dhe nuk është e lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.” – tha ai.

Në ditën e hapjes së kufijve, më 1 qershor, policia kufitare dha përditësimin e situatës nëpërmjet një njoftimi në faqen e Policisë së Shtetit.

“Për Republikën e Italisë, Greqisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre. Lejohet hyrja për në Shqipëri, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve, përveç atyre që janë rezident apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë.” – lajmërohej, ndër të tjera, nga policia kufitare.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Rama iu rikthye çështjes së kufijve nëpërmjet postimeve në faqen e tij në Tëitter. Ai theksoi faktin se disa vende fqinje i kanë ende kufijtë e mbyllur, pavarësisht se Shqipëria i hapi.

Po më 1 qershor, afati i premtuar për hapjen e kufijve tokësorë, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, zoti Bujar Osmani, ndër argumentat kryesore për shtyrjen e këtij vendimi dha rritjen e numrit të të infektuarve nga COVID-19.

“Fakti që ne kemi obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që të përgatisë propozime për hapjen e kufijve, ata e ndjejnë si obligim që duhet të realizojnë këtë konkluzion të qeverisë. Do të shohim në ditët në vijim. Nëse do ketë kushte, natyrisht edhe shteti nuk ka asnjë interes për të mbajtur kufijtë e mbyllur.” – tha ai.

Situata në Maqedoninë e Veriut është përkeqësuar përgjatë orëve të fundit, ku vetëm më 3 qershor u regjistruan 101 raste të reja infektimi me COVID-19.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë nikoqir i Samitit Global për Vaksina për mbështetje për imunizim dhe mbledhje të mjeteve financiare për Aleancën për Vaksina – Gavi

Рејчел Галовеј, Амбасадорка на Обединетото Кралство во Северна Македонија

Ndërsa vazhdon pasiguria rreth Covid-19, kombet nga e gjithë bota kanë bashkëpunuar ngushtë për të lidhur përpjekjet të zhvillojnë një vaksinë të sigurt, efektive dhe të disponueshme në nivel global, shpresojmë që këtë qëllim ta arrijnë në kohë rekorde.

Ndërsa masat kufizuese, përfshirë distancimin shoqëror, na kanë blerë kohë dhe na kanë dhënë një element kontrolli, vaksina e duhur dhe trajtimi efektiv janë ato për të cilat kemi nevojë për t’i dhënë fund pandemisë dhe ta fillojmë rimëkëmbjen ekonomike globale.

Zhvillimi dhe shpërndarja e një vaksine të duhur dhe efektive në një kohë kaq të shkurtër është përpjekje globale. E gjith kjo kërkon vendosmëri, bashkëpunim dhe shkëmbim të ekspertizës. Vendet, qeveritë, shkencëtarët dhe kompanitë farmaceutike duhet të koordinohen për të siguruar shpikjen e një vaksinë sa më shpejt. Vaksina jo vetëm që do të shpëtojë jetë të panumërta, por do të mundëson riparimin e ekonomive tona.

Mbretëria e Bashkuar investon shumë në zhvillimin e vaksinave duke e përmbajtur bashkpunimin unik global. Investimet duhet të bëhen herët, për të siguruar sa më shpejtë aftësië për  prodhim dhe shpërndarjen e vaksinës në gjithë botën. Një vaksinë e sigurt dhe efektive duhet të arrijë sa më shpejt në çdo cep të globit. Ne nuk duhet të lëmë askënd pas.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka investuar 313 milion funta në zhvillimin e vaksinave, trajtimeve dhe testeve të reja. Përveç kësaj, ajo ka një përkushtim tjetër prej 1,65 miliardë funtave për Aleancën e Vaksinave – Gavi, gjegjësisht, për punën e tyre jetike për imunizim anembanë botës.

Pas iniciativës të Mbretërisë të Bashkuar për reagimin global kundër Koronavirusit më 4 maj, Kryeministri ynë do të presë Samitin Global të Vaksinave në 4 Qershor. Kjo është një ngjarje virtuale që bashkon liderë nga e gjithë bota për të dhënë përkrahjen e tyre për Gavi. Ne shpresojmë të mbledhim të paktën 7.4 miliardë dollarë amerikanë për të mbrojtur 300 milion fëmijë të tjerë kundër sëmundjeve infektive si fruthi, tifoja dhe polio. Është thelbësore të ruhet rutina e imunizimit gjatë pandemisë së koronavirusit.

Samiti Global i Vaksinave është gjithashtu një mundësi për të prezentuar rolin e Gavi – t në shpërndarjen e një vaksine kundër koronavirus. Gavi tashmë punon me shumë partnerët për të siguruar që çdo vaksinë e ardhshme të jetë efektive, dhe e sigurt që të shpërndahet anembanë  në botë. Një vaksinë e shpërndarë në mënyrë të barabartë do të jetë mbrojtja më e mirë në botë kundër koronavirusit, duke lehtësuar shërimin tonë të përbashkët dhe duke zvogëluar rrezikun e shpërthimeve të përsëritura.

Falë mrekullive të teknologjisë moderne, ne të gjithë jemi në gjendje të vazhdojmë të kemi takimet tona të rregullta në internet me kolegë, kontakte dhe Ministra. Gjatë kësaj jave  bisedova me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipce për rëndësinë e vaksinave dhe hapat që Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes.

Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që punojmë së bashku me partnerët ndërkombëtarë në luftën tonë kundër koronavirusit. Duke e zgjeruar dhe mbajtur këtë bashkëpunim të ngushtë, ne mund të rrisim testimin, të zhvillojmë vaksina të reja dhe trajtime për të gjithë ata që kanë nevojë. Do të përpiqemi që sa më shpejt t’i japim fund kësaj pandemie.

Rachel Galloway, Ambasadori i Madhërisë së saj në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në kushte jo të favorshme para 8 qershorit

Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë pritet t’u prezantohet korniza e punës për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më 8 qershor është parashikuar që Komisioni Europian të publikojë edhe strukturën për anëtarësimin e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që në RMV po diskutohet mbi një valë të dytë të pandemisë “Covid-19” si dhe mbajtjes së zgjedhjeve, Shqipëria pret “tymin e bardhë” për “Reformën Zgjedhore”.

Ndërsa në Republikën e Maqedonisë së Veriut po diskutohet mbi një valë të dytë të pandemisë “Covid-19” si dhe mbajtjen së zgjedhjeve, në Shqipëri palët politike ende s’po gjejnë gjuhën e përbashkët për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë javën e ardhshme Këshilli i Evropës dhe komisioneri për Zgjerimin Olivér Varhelyi do të paraqesin strukturën e negociatave të dy vendeve në Këshillin Europian.

Lajmi u konfirmua edhe nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera.

Po me të vërtetë, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për pranimin në Bashkimin Evropian.”-shprehet Calavera, e cila është edhe drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Pas zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, më 31 maj, kryeministri i RMV-së, Oliver Spasovski argumentoi se 5 Korriku mund të jetë data e zhvillimit të zgjedhjeve të reja.

Por situata e ditëve të fundit me shtimin e rasteve pozitive me koronavirus si pasojë e pandemisë “Covid-19”, mund të ndryshojë planet për zgjedhjet e reja.

Komisioneri për Zgjerimin Olivér Varhelyi, përmes një postimi në Twitter të martën kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të cilat të garantojnë votën e lirë dhe shëndetin e qytetarëve.

Referuar deklaratave për zhvillimin e zgjedhjeve në fillimin e muajit korrik, e rëndësishme është që ato të jenë të lira dhe të ndershme si dhe që partive politike t’u jepet koha e nevojshme për zhvillimin e fushatave elektorale. Duhet të shihet se si mund të realizohen, duke pasur parasysh “Covid-19”, shkruan Varhelyi.

Ndërkohë që në Shqipëri, edhe pas skadimit të afatit të 31 majit për miratimin e Reformës Zgjedhore, palët politike ende nuk e kanë gjetur dakordësinë.

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social të mërkurën nxiti palët për gjetjen e një konsensusi.

Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!”, shkruan Meta.

E ndërkohë që nuk dihet ende “fati” i pandemisë “Covid-19”, zgjedhjeve të reja në RMV apo Reformës Zgjedhore në Shqipëri, 8 qershori duket se i ka gjetur dy vendet aspiruese në BE ende në dilema për çështje kyçe.

Intervista përplot me të pavërteta e doktorit amerikan, virale në Facebook pas raportimit të mediave në gjuhën shqipe

Më 16 prill ishte publikuar një video në YouTube që sugjeron se virusi korona është një karrem për të imponuar “vaksina të detyrueshme” dhe mikro-çipët te njerëzit. Kjo video ka grumbulluar shpejt miliona shikime përkundër premtimit të YouTube për të luftuar dezinformatat që ndërlidhet me COVID-19, shkruan Portalb.mk.

Videoja është publikuar nga The Next News Network, kanal ky në YouTube që merret me teori konspirative dhe njihet për publikime të informacioneve të dyshimta dhe të pavërteta. Në vetëm katër ditë, videoja kishte kaluar shifrën prej 4 milionë shikimeve.

Kjo video me intervistën e Dr. Rashid Buttar është bërë lajm edhe te ne. Media të ndryshme në gjuhën shqipe kanë raportuar për këtë intervistë, duke e titulluar “Doktori amerikan trondit botën, tregon të vërtetën e Koronavirusit: Nuk ka vdekur asnjë, janë manipulime, me vaksinën do na vrasin”. Videoja është bërë virale shpejt edhe te ne, duke arritur mijëra shpërndarje në Facebook.

Buttar vazhdoi të shpërndajë informacione të rreme dhe teori konspirative në gjithë videon. Ai nxit pretendimin e rremë se “askush nuk ka demonstruar ende as edhe një vdekje të vetme nga virusi aktual”. Për më tepër, Buttar pretendon se numërimi i vdekjeve ishte i fryrë dhe se “studimet tregojnë qartë se nëse keni pasur simptoma të gripit, do të rezultoni pozitiv në test për COVID-19”, që është një tjetër e pavërtetë e përhapur në media sociale.

Buttar gjithashtu i referohet një teorie konspirative që përfshin Bill Gates ku trillon se vaksinimet në të ardhmen do të monitorohen duke vendosur më shumë çipa te njerëzit për të parë se kush e ka marr vaksinën, por me synim që të digjitalizohen të gjithë njerëzit.

Ai gjithashtu tha se distanca fizike nuk shërben si mbrojtje, “por përkundrazi shërben për gjurmim dhe për të kuptuar se kush punon dhe kush është disident dhe duhet të zhduket”

Më 24 prill, YouTube ka fshirë videon, por vetëm pasi ajo kishte arritur afro 7 milionë shikime dhe së paku 1.2 milionë interakcione në Facebook, duke e zëvendësuar me mesazhin që thoshte se videoja është hequr pasi ka shkelur udhëzimet e YouTube. Megjithatë, e njëjta video vazhdon të jetë në këtë platformë mediale, sepse është shpërndarë edhe nga kanale të tjera.

Shkruan: Dren Gërguri

Një mjek popullor thotë se ka gjetur “ilaçin” kundër koronavirusit, u mor në pyetje nga Prokuroria Themelore e Gjilanit

Një mjek popullor nga Gjilani, Kadrush Abazi ka pretenduar se ka gjetur ilaçin për shërim nga koronavirusi. Pavarësisht se shkencëtarë nga mbarë bota nuk kanë arritur ende të gjejnë ilaçin për shërim nga koronavirusi, Abazi thotë se e ka gjetur atë.

Postimi

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Abazi ka kërkuar vullnetarë të infektuar me koronavirus për ta provuar barin, që sipas tij pas përdorimit një javor e shëron koronavirusin. Megjithatë, pasi ishte arrestuar nga Policia, Abazi të enjten është liruar. Abazi ishte arrestuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ dhe pas intervistimit nga prokurorja, është liruar në procedurë të rregullt, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini për Gazetën Express.

Që nga shfaqja e virusit COVID-19, dezinformata të ndryshme janë përhapë lidhur me virusin, mbrojtjen nga virusi dhe ilaçet shëruese, megjithatë, deri tani, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur se nuk ekziston ende një ilaç kundër koronavirusit.

Autor: Dren Gërguri

Projektet ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, “zbatohen” vetëm në letër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zhvilluan takimin e parë ndërqeveritar më 15 dhjetor 2017 në qytetin e Pogradecit. Rama dhe Zaev e konsideruan takimin si “kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”. Liderët e dy vendeve premtuan se në një kohë të shkurtër, do ndërtohej edhe hekurudha Durrës-Elbasan-Pogradec dhe seksionin kufitar Lin-Maqedonia e Veriut. Por, pas më shumë se dy vitesh, projekti hekurudhor “ka mbetur vetëm në letër”.

Më 15 dhjetor 2017, në Pogradec u takuan kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi, i cili u konsiderua tejet pozitiv nga dy liderët, u përmbyll me nënshkrimin e disa marrëveshjeve. Me qëllim rritjen e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama deklaroi se në një periudhë të shkurtër do niste ndërtimi i hekurudhës Durrës-Elbasan-Pogradec dhe seksionin kufitar Lin-Maqedonia e Veriut

Rama: Gjej rastin të nënvizoj me kënaqësi se për pjesën tonë të Korridorit të 8-të është rehabilituar tërësisht aksi rrugor Durrës-kufiri me Republikën e Maqedonisë dhe është parashikuar për një periudhë të shkurtër rehabilitimi, ndërtimi i segmentit rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë; Gjithashtu, po punohet për ndërtimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë;  Hekurudha në linjën Durrës-Elbasan-Pogradec dhe seksionin kufitar Lin -Republika e Maqedonisë, për çka është përfituar edhe një mbështetje financiare nga fondi investimeve të Ballkanit Perëndimor.

“Faktoje”, perms një kërkese për informacion, kërkoi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë informacione mbi projektin. Nga MIE na u komunikua se për momentin projekti është ende në fazat e para, ato të studimit.

Përgjigja nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Autor: Marjo Brakaj

Koronavirusi dhe shifrat e Ballkanit në raport me botën

E gjithë bota është e paralizuar nga koronavirusi i ri COVID-19. Edhe rajoni i Ballkanit është pjesë e luftës globale kundër ‘armikut të padukshëm’. “Faktoje” mblodhi të dhëna për pasojat e kësaj lufte, sa të prekur dhe sa viktima ka shkaktuar deri tani koronavirusi në secilin shtet të Ballkanit.

Të prekurit me COVID-19

Ky grafik tregon numrin e të prekurve me COVID-19 sipas shteteve të Ballkanit.  “Listën” e të prekurve e kryeson Greqia me 495 të infektuar dhe e mbyll Mali i Zi me 13 persona.

Shtetet e tjera që pasojnë Greqinë për numrin e presonave që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus janë Sllovenia, e ndjekur nga Rumania dhe Bullgaria.

Ballkani Perëndimor duket se ka pasur më pak raste të konfirmuara me koronavirusin COVID-19, bazuar në numrin e personave të testuar.

Vendi me më shumë raste të konfirmuara me COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, është Serbia.

Lista pasohet me Kroacinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Herzegovinën. Këtë listë e mbyllin dy vendet më të vogla të Ballkanit, Kosova dhe Mali i Zi.

Viktimat e koronavirusit

Në Ballkan ka pasur një numër më të ulët vdekshmërie për shkak të koronavirusit, në krahasim me Italinë, shteti me mbi 3400 viktima për shkak të COVID-19.

Numri më i lartë i humbjes së jetëve në Ballkan është shënuar në Greqi me 9 viktima, ndjekur nga Bullgaria me 3, Shqipëria me 2 dhe Kroacia dhe Sllovenia me nga një viktimë.


Në vendet e tjera të Ballkanit ende nuk raportohet për raste të humbjes së jetës nga koronavirusi COVID-19 edhe pse disa prej tyre si Rumania kanë shënuar numër të lartë të prekurish me COVID-19.

10 vendet më të prekura të momentit në botë

Nëse shohim në rang global, në Itali është rritur numri i pacientëve të identifikuar me COVID-19. që humbin jetën në një ditë, edhe më shumë  se ç’ndodhi në Kinë.

Italia kryeson listën botërore për numrin e viktimave nga koronavirusi me 3405 vdekje ndërsa të prekurit llogariten në 41 mijë.

Lista ndiqet nga Kina, Irani dhe Spanja, tashmë vendet që po e vuajnë më së shumti pasojat e koronavirusit të ri COVID-19.

Në listën e dhjetë vendeve më të prekura bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

A po abuzojnë shtetet me masat urgjente për COVID-19 duke shtypur të drejtat e njeriut?

Më shumë se 200 mijë njerëz në të gjithë botën janë infektuar nga koronavirusi “COVID-19”. Qeveritë e më shumë se 120 shteteve në botë po ndërmarrin masa drastike me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Masat kufizuese filluan nga mbyllja e kufijve të jashtëm deri të kufizimi i lëvizjes së qytetarëve. Organizata e Kombeve të Bashkuara, kërkoi nga shtetet të mos shtypin të drejtat e njeriut duke u justifikuar me emergjencën e COVID-19.

Pas shpërthimit epidemik në Kinë, coronavirusi “COVID-19” u kthye në pandemi nga e cila janë prekur më shumë se 120 vende. Rreth 9 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Qeveritë, me qëllim parandalimin e përhapjes me ritme të shpejta të virusit, kanë ndërmarrë akte normative të cilat kufizojnë lirinë e lëvizjes. Përtej masave, të kuptueshme dhe të pranueshme, ajo që më së shumti bie në sy është se qeveritë po “mjaftohen” me masat shtrënguese pa ndërmarrë akte per të ndihmuar qytetarët.

Shqipëria, përmes akteve normative të nxjerra nga qeveria, ka vendosur aplikimin e gjobave dhe sanksioneve të tjera në rast të thyerjes së rregulloreve. Tashmë qytetarët në Shqipëri nuk mund të përdorin automjete private, as transport publik si dhe mund të dalin nga shtëpitë vetëm në dy orare për një total prej 6 orësh.

Masa të ngjashme ka marrë dhe Maqedonia e Veriut e cila kufizuar liri-daljet e qytetarëve. Sebia, Kosova dhe Mali i Zi nga ana tjetër nuk kanë nisur aplikimin e gjobave, por deri më tani mjaftohen me masa këshilluese.

Ekspertët e të drejtave të Njeriut të OKB sot u bëjnë thirrje shteteve të shmangin tejkalimin e masave të sigurisë në përgjigjen që ata kanë ndaj shpërthimit të Coronavirusit dhe u kujtojnë atyre se masat e emergjencës nuk mund të përdoren për të shkaktuar mosmarrëveshje.

“Ndërkohë që ne njohim ashpërsimin e krizës aktuale të shëndetit si dhe jemi në dijeni se përdorimi i pushtetit të emergjencës lejohet nga ligji ndërkombëtar në përgjigje të kërcënimeve të rëndësishme, ne u kujtojmë shteteve urgjentisht që çdo përgjigje emergjente ndaj coronvirusit duhet të jetë proporcionale, e duhur dhe jo-diskriminuese”.

Apeli i tyre i bën jehonë thirrjes së fundit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për të vendosur “Human Rights” në qendër të përgjigjes “Coronavirus Outbreak”.

Shpalljet e gjendjeve të jashtëzakonshme, qoftë për arsye shëndetësore ose sigurie, kryhen mbi udhëzime të qarta nga ligji ndërkombëtar, thanë ekspertët e Kombeve të Bashkuara. “Përdorimi i masave të emergjencës duhet të deklarohet publikisht dhe duhet t’u njoftohet organeve përkatëse të traktatit kur të drejtat themelore, përfshirë lëvizjen, jetën familjare dhe asamblenë, janë duke u kufizuar në mënyrë të konsiderueshme”.

Për më tepër, shpalljet e gjendjeve të emergjencës bazuar në shpërthimin e Covid-19 nuk duhet të përdoren si bazë për të targetuar grupe të veçanta, pakica ose individë. Ato nuk duhet të funksionojnë si një mbulesë për veprime shtypëse nën maskën e mbrojtjes së shëndetit dhe as nuk duhet të përdoren për të “heshtur” punën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

“Kufizimet e marra për t’iu përgjigjur virusit duhet të motivohen nga qëllimet e ligjshme të shëndetit publik dhe nuk duhet të përdoren thjesht për të shkaktuar mosmarrëveshje.”

Disa shtete dhe institucione të sigurisë mund ta shohin tërheqës përdorimin e fuqive emergjente sepse “i bien shkurt”, thanë ekspertët.

“Për të parandaluar që fuqi të tilla të ngurtësohen në sistemet ligjore dhe politike, kufizimet duhet të jenë të përshtatura mirë dhe duhet të jenë mjetet më pak ndërhyrëse për të mbrojtur shëndetin publik.”

Më në fund, në vendet ku virusi po bie, autoritetet duhet të synojnë të kthejnë jetën në normalitet dhe duhet të shmangin përdorimin e tepërt të fuqive që u jep gjendja e emergjencës për të rregulluar pafundësisht jetën e përditshme, thanë ata.

“Ne i inkurajojmë shtetet të qëndrojnë të palëkundur në mbajtjen e një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut në luftën kundër kësaj pandemie, në mënyrë që të lehtësojnë funksionimin e shëndetshëm të shoqërive në përputhje me ligjin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut,” thanë ekspertët e OKB.

Nga Marjo Brakaj

Si po përballet Ballkani Perëndimor me coronavirusin “COVID-19”?

Corona Virus Disease 2019, “COVID-19”  është tashmë pandemi. Rreth 200 mijë njerëz në 120 vende të botës janë infektuar nga COVID-19. Rreth 8 mijë persona kanë humbur jetën ndërsa 81 mijë janë shëruar. Në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, deri më tani janë infektuar 363 persona. Me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, vendet e Ballkanit Perëndimor deklaruan mbylljen e kufijve të jashtëm. Deri më tani, qeveritë e këtyre vendeve po përpiqen ta parandalojnë përhapjen e virusit përmes masave drastike kufizuese për qytetarët.

 Por a mund të “luftohet” koronavirusi vetëm me masa drastike?

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë një sërë masash, duke filluar nga mbyllja e kufijve të jashtëm e duke shkuar te kufizimi i lëvizjes së qytetarëve me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Edhe pse mes polemikash e në disa raste edhe kundërshtish, pjesa më e madhe e rregullave të vendosura nga qeveritë janë zbatuar nga qytetarët. Por, mosnjohja e rrezikut, mospasja e një vaksine kuruese, pa parashikimi se sa mund të zgjasë si dhe mungesa e informacioneve në tërësi po e kthen në agoni situatën.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë deklaruar se kanë gjithë kapacitetet e mundshme për përballimin e situatës. Organizata Botërore e Shëndetësisë, të hënën më 16 mars kritikoi vendet mbi masat e marra dhe kërkoi që të kryhen sa më shumë teste për koronavirusin.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i OBSH-së u bëri thirrje qeverive të kryejnë më shumë teste

Mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën, është prishja e zinxhirit të transmetimit. Për ta bërë këtë duhet të kryhen testet dhe më pas vijon izolimi. Kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: teste, teste, teste”-u shpreh Ghebreyesus.

Transparenca po shihet si një problem mjaft i madh në qeveritë e Ballkanit dhe jo vetëm, për sa i përket sasisë së medikamenteve dhe instrumenteve të sistemit shëndetësor për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pak ditë më parë, në Shqipëri u denoncua se mjekët po përdornin maska kirurgjikale të skaduara prej vitit 2011. Ministria e Shëndetësisë reagoi duke u  shprehur se skandenca ul efektivitetitn e maskave, por nuk shfaq rrezik. Mungesa e shtretërve apo pajisjeve respiratore është një problem edhe për Qendrat Infektive të vendeve të tjera. Kosova ka rreth 130. Maqedonia e Veriut ende nuk ka një shifër zyrtare mbi shtretërit në dispozicion. Po ashtu Serbia dhe Mali I Zi. Bosnja dhe Hercegovina raporton se ka 200 shtretër në dispozicion.

Gjithashtu, deri më tani, përveç Kosovë asnjë nga vendet e tjera nuk ka të planifikuar blerjen e testeve që japin rezultate në kohë të shkurtër. Ndërkohë që qytetarët gjenden mesa masave drastike dhe frikës nga situate, mungesa e informacioneve nga zyrtarët mund të jetë po aq e dëmshme sa edhe lajmet e rreme.

Nga Marjo Brakaj

Edhe përkundër premtimeve se do të rritet, partneriteti tregtar Shqipëri-RMV në ulje

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vijojnë të kenë një indeks performancë jo fort të kënaqshëm për sa i përket shkëmbimeve tregtare. Gjatë mbledhjeve të përbashkëta ndërqeveritare, krerët e dy shteteve janë zotuar të rrisin performancën bashkëpunuese tregtare mes dy vendeve. Por sipas shifrave zyrtare të import-eksporteve, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut paraqiten “afër dhe larg”.

Takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri-Maqedoni e Veriut, i mbajtur më 16 dhjetor 2017 në Pogradec u konsiderua si “kapitull i ri” në marrëdhëniet mes dy vendeve. Krerët e dy vendeve premtuan rrije të bashkëpunimit dhe sidomos forcimin e shkëmbimeve tregtare. Komiteti i Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik mes dy vendeve u pa si “instrumenti” që do mundësonte intensifikimin e shkëmbimeve tregtare.

Por, sipas Intitutit të Statistikave, INSTAT marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Maqedoni e Veriut nuk janë shumë “optimiste”. INSTAT raporton se importet dhe eksportet me Maqedoninë e Veriut vijojnë të mos kenë qëndrueshmëri. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018 Shqipëria eksportoi drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë totale 68.832.000 euro.

Shkëmbimi i mallrave

Gjatë vitit 2019, vlera e mallrave të eksportuar drejt Maqedonisë së Veriut arriti në vlerën e 69,784,000 euro, pra një rritje thuajse minimale sidomos kur krahasohet me vendet e tjera të rajonit. Situatë aspak optimiste paraqitet edhe në importin e mallrave nga Maqedonia e Veriut. Gjatë vitit 2018, Shqipëria importoi mallra me vlerë totale 78.130.920 euro, shifër kjo që ra në 69,825,000 euro.

Referuar shifrave zyrtare të INSTAT, afërsia gjeografike dhe aspekte të tjera të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duken se nuk kanë ndikuar në rritjen e performancës tregtare mes dy vendeve.

Shkruan: Marjo Brakaj

Maqedonia e Veriut, rasti i “raportimit ndërkufitar” të zhytur në mjegullën e pasaktësive

“Mediumi është mesazhi. Ne jetojmë në botë të vogla individuale që janë kompozime të informacionit nga shqisat tona, vlerat shoqërore dhe edukimi. Nuk është bota jonë e vërtetë por një botë e krijuar qëllimisht përmes edukimit. Nuk është realiteti vetë, por e krijuar lehtësisht, e shtrembëruar dhe e kontrolluar nga shfrytëzuesit”. Kjo është bota e Marshall McLuhan, e përshkruar 58 vite më parë.

Në ditët që ne flasim, gazetaria është bërë më e rëndësishme por më pak e fuqishme. Ajo shpesh po e humbet betejën për vëmendjen e njerëzve dhe në disa vende edhe betejën për besimin e publikut. Ndryshimet në media, të udhëhequra nga zhvillimet teknologjike dhe demokratizimi i informacionit në tërësi, sollën mjaft sfida për gazetarinë dhe për shoqëritë tona, por gjithashtu edhe mjaft mundësi si për mediat e lajmit edhe për publikun.

Sot ne padyshim përballemi me “mbiprodhim” informacioni. Duke u nisur nga idealja ai nuk është kurrë i dëmshëm. Por, njëherazi, në morinë e informacioneve të shumta, duhet një “mendje kritike” për të marrë informacionin e dëshiruar.

Manipulimi në titull:

Një TV dhe tre portale në Maqedoni janë financuar me 2,5 milionë euro nga fonde nga Hungaria, aty ndodhet Gruevski”.

Ky është titulli i një artikulli të “Top Channel” të publikuar më 20 shkurt. Nisur nga titulli pohues, titulli i ngritur në forëm akuze raporton për një skemë të lidhjes së mdias me politikën perms personave të akuzuar zyrtarisht për korrupsion. Por, nëse nisim të lexojmë artikullin, që në paragrafin e parë kuptojmë që në fakt titulli nuk korrespodon me përmbajtejen. “Një media nga Sllovenia kohë më parë publikoi një lajm hulumtuese në të cilën zbulon se shuma prej dy milionë e gjysmë euro nga Hungaria kanë përfunduar në televizionin Alfa dhe në tre portalet e internetit Kurir, Lider dhe Netpres, të gjithë të njohur për përhapjen e lajmeve të rreme dhe manipulimeve”, theksoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. Pra, titulli denoncues i artikullit të Top Channe është një akuzë e përfaqësueses së LSDM-së e cila citon një media të panjohur sllovene.

Manipulimi me foto:

“Një fotografi vlen sa një mijë fjalë”. Ky është një aforizëm i përdorur rëndom. Një fotografi ë fotografi është e rëndësishme në një artikull. Përmes saj realizohet kontakti i parë e lexuesin. Si një element i rëndësishëm, përzgjedhja e saj shpeshherë ndikon te lexuesi.

artikullin me titull “Koalicionet, Zaevi “flirton” me partitë shqiptare”, Top Channel ka përzgjedhur si foto ballore ish-kryeministrin Zoran Zaev me ish-drejtorin e Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit, Zoran Verushevski në sfondin e flamujve shqiptar. Zoran Zaev shihet me dorën e shtrënguar (simbol i triumfit dhe bashkimit). Përveç sfondit me flamuj shqiptar, nuk ka asnjë element tjetër për sa i përket një alence të mundshme me parti shqiptare.

Arikujt e publikuar para zgjedhjeve, shpeshherë janë propagandistik

Në kreun e lajmit me titull “Koalicionet, Zaevi “flirton” me partitë shqiptare”, raportohet se “Meqenëse koalicioni trepalësh ndërmjet ASH-së, Alternativës dhe Lëvizjes Besa është larg realizimit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, shprehet i gatshëm të bisedoj me të gjitha partitë shqiptare. Ai tha se marrëveshje parazgjedhor me partitë shqiptare që nuk kanë qenë deri më tani pjesë e koalicionit me ta, do t’i shkonte përshtati motos së socialdemokratëve: “Një shoqëri për të gjithë”. Kreu nuk ka as citim as atibuim, as kohë dhe as vend. Siç edhe ndodh rëndom, paraqitja e diskursit politik para zgjedhjeve mbetet tejet delikat. Artikulli jep pohimin por nuk e mbësht asgjëkundi. 

Qeveria kroate fajësohet për financimin e një portali dezinformues me fondet e BE-së

Më 31 tetor, shërbimi i kontrollit të fakteve Faktograf raportoi se ministria kroate e Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Artizanatit i akordoi rreth 13.200 euro subvencione nga fondet strukturore të BE, portalit Dnevno.hr, “një prej prodhuesit kryesorë të dezinformatave në hapësirën mediatike kroate”.

Paratë nga fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal iu dhanë Dnevno.hr për të rimodeluar faqen në internet për të ndihmuar lexuesit e tyre të arrijnë “informacionin” më shpejt dhe lehtë, dhe të ndihmojnë botuesin të rrisë të ardhurat.

Faktograf fajëson qeverinë kroate për përdorimin e parave të BE-së për të ndihmuar një portal të njohur për përhapjen e dezinformatave që shpesh përmbajnë gjuhë të urrejtjes. Granti për Dnevno.hr u miratua si pjesë e një projekti të quajtur “Kupona WWW për NVM” (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme), që nisi në gusht 2018. Kontrata e grantit me kompaninë Motus doo, e cila është botuese e portalit Dnevno. hr dhe disa media të tjera dixhitale, u nënshkrua në tetor 2018. Granti u aprovua gjatë mandatit të ministrit aktual të ekonomisë Darko Horvat, nga radhët e partisë qeverisëse të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ). Horvat u emërua ministër në maj të vitit 2018, pasi paraardhësja e tij Martina Daliq duhej të jepte dorëheqjen për shkak të skandalit të korrupsionit të njohur si afera e Agrokor.

Nixtje e qytetarëve kroatë kundër BE – me fondet e BE

Faktograf e konsideron ironike se paratë e BE-së janë përdorur për të financuar një portal në internet i cili ka qenë mashtrues i rregullt i publikut me përhapjen e dezinformatave për BE-në.

Para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të majit 2019, Dnevno.hr shërbeu si hapësirë dezinformimi, që më pas u përhap në platformat e mediave sociale. Për shembull, ata promovuan pretendime fals që nënkryetari aktual i Komisionit Evropian (KE) Frans Timmermans – i cili ishte atëherë kandidati kryesor i Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) për pozicionin e Presidentit të KE-së, fliste për “vendosjen masive të meshkujve myslimanë “si një mjet” për të arritur qëllimin e zhdukjes së shteteve me një komb”. Ata gjithashtu pohuan se kancelarja gjermane Angela Merkel po përpiqej të privojë Kroacinë nga sovraniteti i saj, dhe se miliarderi George Soros është fajtor për migrimet nga vendet me shumicë myslimane në Evropë.

Asnjë prej këtyre pretendimeve nuk është vërtetuar dhe ato janë vetëm disa nga dezinformatat që ishin identifikuar si të pavërteta nga Faktograf.

Për shembull, në tetor 2018, Faktograf kontrolloi dhjetë artikuj të ndryshëm dezinformimi të botuar nga Dnevno.hr; të gjitha rezultuan të pavërteta. Në disa raste, pretendimet falsë të publikuara për herë të parë qysh në maj 2017 ishin ricikluar duke u shpërndarë në mënyrë të përsëritur në rrjetet sociale. Ato variojnë nga mohimi i krizës së klimës, deri te lartësimi i presidentit rus Vladimir Putin dhe nxitja kundër refugjatëve dhe migrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Posterat në Zagreb reklamojnë mundësi të ndryshme politike për Zgjedhjet e Parlamentit Evropian, maj 2019 në Zagreb, Kroaci. Foto nga Global Voices, CC-BY.

Ministria e Ekonomisë nuk i përgjigjet Kërkesës së Lirisë së Informacionit, Komisioni Evropian është i pafuqishëm

Më 18 tetor, Faktograf paraqiti një kërkesë për Lirinë e Informacionit (FOI) Ministrisë së Ekonomisë Kroate, duke pyetur nëse komisioni që dha paratë e BE-së për Dnevno.hr mori parasysh cilësinë dhe saktësinë faktike të përmbajtjes së tyre. Institucioni shtetëror nuk arriti t’i përgjigjet pyetjes dhe në kundërshtim me ligjin nuk dha një kopje të kontratës së nënshkruar me botuesin e Dnevno.hr.

I vetmi informacion që ministria dha si përgjigje ndaj kërkesës së FOI më 23 tetor, ishte një dokument me një përshkrim të përgjithshëm të kushteve të shpërndarjes së granteve nën thirrjen “Kuponat WWW për NVM”. Faktograf përsëriti kërkesën në të njëjtën ditë, duke kërkuar informacionin e vërtetë, por deri më tani nuk ka marrë një përgjigje.

Faktograf i shkruajti gjithashtu Komisionit Evropian, duke iu drejtuar zëdhënësve përgjegjës për shpërndarjen e parave në Fondin Evropian për Zhvillimin Rajonal. Nisma për kontrollimin e fakteve pyeti nëse shpenzimi i fondeve evropiane në portalet e dezinformimit është i ligjshëm, dhe nëse shtetet anëtare mund të përdorin fondet për të financuar njerëzit që përhapin dezinformimin dhe nxisin urrejtje.

Komisioni Evropian u përgjigj se ata nuk mund të komentojnë për këtë rast specifik. Përgjigja e tyre zyrtare ishte se “lufta kundër dezinformimit është një sfidë e zakonshme dhe afatgjatë të gjitha institucionet e BE dhe vendet anëtare duhet të përballen me të së bashku.”

Sipas informacionit jozyrtar të marrë nga Faktograf nga burime anonime brenda institucioneve të BE-së, BE-ja nuk mund të bëjë asgjë në këtë rast sepse rregullat fillestare për shpërndarjen e granteve nga fondet evropiane nuk e kishin parashikuar një situatë të tillë. Askush nuk ka menduar më parë se dispozitat do të duhet të përmbajnë një ndalim të qartë të shpenzimit të fondeve të BE për të përhapur dezinformimin. Nga logjika që lejohet gjithçka që nuk është e ndaluar në mënyrë të qartë, rezulton se qeveria kroate nuk ka shpërdoruar paratë duke ia dhënë portalit Dnevno.hr, me qëllim të rritjes së të ardhurave.

Duke përdorur fondet e BE për të përhapur gënjeshtrat dhe teoritë e konspiracionit, qëllimi i të cilave, ndër të tjera, përfshin destabilizimin e Bashkimit Evropian, duket se për Dnevno.hr dhe botuesin e tij, ndonjëherë është e dobishme të ”kafshoni dorën që ju ushqen”.

Promovimi i nacionalizmit dhe urrejtjes në Ballkan

Portali Dnevno.hr është pjesë e një rrjeti mediatik të themeluar nga biznesmeni i diskutueshëm Michael Ljubas, i njohur për marrjen dhe falimentimin e Elektroproment, një kompani nga Zagrebi e cila në kulmin e saj kishte mbi 300 të punësuar dhe vlerë pothuajse 15 milion dollarë amerikanë. Ljubas themeloi kompaninë mëmë të portalit Portal Dnevno d.o.o. në vitin 2010, shumë kohë para se termi “lajm i rreme” të kthehej në modë. Ndërgjegjësimi në rritje për ndikimin e dezinformatave si një kërcënim kryesor për demokracinë nuk ka ndikuar në biznesin e tij.

“Dnevno” do të thotë “e përditshme” në kroatisht, serbisht dhe gjuhën boshnjake, dhe kompania mediatike në pronësi të Ljubas gjithashtu përfshiu portalet në internet me të njëjtin emër në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Shërbimi i kontrollit të fakteve të mediave boshnjake Raskrinkavanje.ba ka një bazë të dhënash që dokumenton burime të dezinformatave që prekin vendin me mbi 1500 hyrje të mbledhura që nga nëntori i vitit 2017. Sipas këtyre të dhënave, kroatishtja (Dnevno.hr), Boshnjake (Dnevno.ba) dhe serbe ( Dnevno.rs) versionet e Dnevno përhapin dezinformata rreth Bosnjës dhe Hercegovinës, përfshirë manipulimet politike, përmbajtjen sensacionaliste për klikim-karrem te teoritë e komplotit dhe promovimin e pseudoshkencës. Versioni kroat përhap pjesën më të madhe të dezinformatave nga portalet e ndryshme me 23 hyrje, pasoi versionin boshnjak me 14 hyrje, dhe versionin serb me 3 hyrje.

Sipas Faktografit, të tre portalet janë famëkeq për nxitjen e nacionalizmit dhe botimin e dezinformatave. Versioni kroat nxit urrejtje ndaj serbëve, ndërsa në të njëjtën kohë versioni serb nxit urrejtje ndaj kroatëve, duke thelluar përçarjen midis popujve, shtetet e të cilëve u përfshinë në luftën e përgjakshme pas shpërbërjes së Jugosllavisë në 1992. Shoqata e Gazetarëve Kroatë (HND) paralajmëroi në 2013 për dëmet e shkaktuara nga portali Dnevno.hr në shoqërinë tashmë të polarizuar kroate. HND tha:

“Sulmet dhe shpifjet nga ai portal dhe në një shkallë më të vogël e të përjavshmes ‘7Dnevno ’ndaj individëve, shoqatave dhe grupeve që nuk i përmbahen pozicioneve të tyre konservatore të krahut të djathtë, e sjellin shoqërinë tonë në vitet 1990 dhe shpesh ulin kulturën e komunikimit publik në nivelin e gjuhës së urrejtjes të përdorur nga tabloidet Slobodni tjednik dhe Imperial gjatë dhe pas luftës”.

Kompania mëmë Portal Dnevno d.o.o. shpalli falimentimin dhe u mbyll në vitin 2019. Një nga arsyet pse Dnevno.hr falimentoi ishte kostoja e dëmshpërblimit për njerëzit që e paditën për shpifje pasi publikuan pretendime të pavërteta. Sidoqoftë, paditësit nuk mund të merrnin dëmshpërblim sepse brenda majit 2017 Ljubas kishte shitur markën Dnevno.hr te Marija Dekaniq, pronare e agjencisë së marketingut dixhital Logobox. Ajo ishte një ish anëtare e Partisë Popullore Kroate (HNS), një partner i ri i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në koalicionin aktual qeverisës. Dekanić është pronare e kompanisë Motus d.o.o., botuesja aktuale e portalit Dnevno.hr, që mori paratë nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal për ridizajnimin e portalit.

Prezantohen si Greta Thunberg në telefon e tentojnë të vënë në lojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Më 29 nëntor, qeveria maqedonase njoftoi publikun se dy persona u përpoqën të mashtrojnë kryeministrin Zoran Zaev duke e prezantuar veten si aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg dhe babai i saj.

Njoftimi u bë gjatë Konferencës Ndërkombëtare e-Socience.mk: Institucione të Hapura dhe Përgjegjësi nga Marjan Zabrchanec, këshilltar i kryeministrit, i cili nuk specifikoi se në cilën datë u zhvillua saktësisht biseda telefonike.

Këshilltari shtoi se biseda ishte planifikuar përmes një misioni diplomatik maqedonas dhe se Zaev kuptoi në mes të telefonatës se nuk po fliste me Greta Thunberg.

Zabrchanec tha se një hetim konkludoi se incidenti ishte një “sulm hibrid” kundër institucioneve maqedonase dhe se autorët e tij përdorën një numër telefoni amerikan dhe “kanale të njohura”.

Pas hetimit, qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi familjen Thunberg.

Zabrchanec tha se sulmi ishte “edhe më i sofistikuar se ai i kryer nga rusët”, në referim të rasteve në 2018 dhe në fillim të vitit 2019, kur personalitetet e mediave ruse Lexus dhe Vovan zhvilluan biseda të gjata telefonike me Zaev duke pretenduar se ishin presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Marjan Zabrchanec speaking at the e-Society.mk conference in Skopje, North Macedonia. Photo by Vančo Dđambaski, CC BY-NC-SA.

Marjan Zabrchanec duke folur në konferencën e-Society.mk në Shkup nga Fondacioni Metamorphosis. Foto nga Vančo Džambaski, CC BY-NC-SA.

Pasi rusët thanë se ishte një rreng në korrik 2019, Zaev i kërkoi falje publikut për gabimin në protokollin e tij të sigurisë, duke pretenduar se ishte mashtruar nga “një strukturë e mirëorganizuar dhe shpikëse, e cila u drejtohet njerëzve dhe vendet me orientim Euro-Atlantik për të shkaktuar dëme.”

Dyshja ruse shënjestroi edhe presidentin francez Emanuel Macron me një impersonim të ngjashëm në Prill 2019.

Ekspertët vendorë i konsiderojnë këto aktivitete një formë të propagandës së Kremlinit. Qëllimi i sulmeve të tilla është nxjerrja e citimeve të turpshme nga figurat publike dhe të tregojnë dobësinë e institucioneve të shënjestruara, duke dëmtuar përfundimisht besimin e publikut.

Më 27 korrik, Maqedonia e Veriut njoftoi një plan të ri për të frenuar përhapjen e dezinformatave, i cili përfshinte “rishikimin e protokolleve ekzistuesve dhe krijimin e protokolleve të reja të sigurisë, kur është e nevojshme, për komunikim në institucione dhe komunikim me subjektet e jashtme”.

Greta Thunberg si shënjestër e Kremlinit

Aktivistja 16-vjeçare Greta Thunberg është themeluesja e lëvizjes #FridaysForFuture, e cila kohët e fundit mobilizoi miliona fëmijë dhe të rritur nga e gjithë bota për të kërkuar që qeveritë e tyre të ndërmarrin masa kundër krizës së klimës. Më 23 shtator, ajo mbajti një fjalim emocional në Samitin e OKB-së për Klimën në Nju Jork, duke u apeluar të gjithë liderëve botërorë që të ndihmojnë në ndalimin e ngrohjes globale.

Sipas EUvsDisinfo, një projekt nga Task Forca East Stratcom, e financuar nga BE, Greta Thunberg është bërë një objektiv i fushatave dezinformuese ruse:

“Greta Thunberg është një shkak për dezinformuesit pro-Kremlin jo vetëm sepse ajo nuk pranon të përulet para stereotipeve të asaj që një vajzë 16-vjeçare duhet të thotë ose të bëjë (megjithëse shovinizmi dhe dezinformimi janë dy bizele në një vend). Greta është një shënjestër sepse ajo është fytyra e një lëvizjeje globale – një protestë e vërtetë popullore, mundësinë e së cilës media pro-Kremlinit thjesht nuk mund ta pranojë. Bërja e kësaj do të vërë në dukje se sa shumë u hiqet qytetarëve rusë e drejta e protestës paqësore.”

Pas paraqitjes së aktivistes në OKB, një prezantues i një kanali televiziv shtetëror rus e përshkroi atë si një “vajzë të sëmurë që është po aq budallaqe sa është naive“, “profete e një valë të re totalitare” dhe “analfabete, Mesia fanatike“.

Satelitët e mediave ruse në Ballkan gjithashtu kanë përsëritur fyerje të ngjashme kundër Thunberg.

Koha e telefonatës së dyshimtë ndaj Zaevit përkoi me përgatitjet e protestës së 29 nëntorit #FridaysForFuture në Shkup.