fbpx

Kampet presin sinjal nga partitë për largim

-

Kampuesit para qeverisë janë të kënaqur nga marrëveshja e arritur mes pushtetit dhe opozitës. Ata thonë se edhe pse ka pasur lëshime të caktuara, megjithatë është e rëndësishme që të sigurohet terren për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Qëllimi është arritur. Qeveri teknike do të ketë. Gjithë lufta e bllokut opozitar dha rezultat. Ngelet që të luftojmë deri në fund që ky regjim të bjerë”.

“Kishim luftë pa viktima. LSDM-ja dëshmoi se ne jemi njerëz të besueshëm. Edhe qytetarët do ta shohin këtë dhe do të dëshmojnë në zgjedhjet e ardhshme se Nikolla do ta marrë shuplakën”.

“Fakti që do të jetë një tjetër kryeministër nga VMRO DPMNE-ja, është dëshmi se ai është kriminel”.

Në kampin para kuvendit, pjesa më e madhe e atyre që quhen “rojtarët e demokracisë”, edhe sot nuk ishin të disponuar të flisnin para kamerave. Dy persona që u inkurajuan të flasnin, thanë se presin që VMRO DPMNE-ja të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Për Alsatin, assesi”.
Pse?

Çfarë mendoni për marrëveshjen që është arritur mbrëmë mes liderëve?

“Jo, jo, jo, nuk japim deklaratë”.

“Kjo është më e mira, sepse populli vuan. Ishte bllokim i tërë Maqedonisë, pa marr parasysh a jemi maqedonas, shqiptarë, rom. Kjo është turp”.

“Ja, ia dolëm, ua dhamë MPB-në, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, zëvendësministra, kryeministri do të japë dorëheqje 100 ditë para zgjedhjeve. Populli i Maqedonisë do ta thotë të veten dhe do të përcaktohet cili opsion është më i mirë. E dimë çfarë ka bërë LSDM-ja gjatë këtyre viteve, mbyllte fabrika, largonte punëtorë, afera, ndërsa qeveria dhe kryeministri jonë nuk kanë afera, as korrupsion, as ryshfet, por vetëm mendon sesi ta çojë shtetin përpara”.

Kampet para qeverisë dhe kuvendit u hapën thuajse para 2 muajve. Tani, pasi liderët arritën marrëveshje për zgjedhje më 24 prill të 2016-ës, kampuesit presin sinjal për t’u tërhequr dhe për të larguar tendat.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.