fbpx

Zëvendës- kryeministri Peshevski me shqelma dhe grushta sulmon Sasho Politikon

-

Zv/ kryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski ka sulmuar fizikisht sot në mesditë, Sashe Ivanovskin i njohur si Sashe Politiko. Ngjarja ka ndodhur para restorantin “Pastel” ku Sashe Politiko i është afruar zëvendëskryeministrit për deklaratë, përmes celularit të tij, lidhur me zgjedhjen e Prokurorit Special që do të hetojë përgjimet, ashtu sikurse u vendos në Protokollin e një nate më parë.

Sashe Politiko ka pyetur Peshevskin nëse i trembet burgosjes, duke qenë se emri dhe figura e tij ishin pjesë e bombave që pati shpalosur LSDM-ja deri më sot. Në vend të përgjigjes Peshevski i është kthyer me grushte Sashe Politikos.

Sashe Ivanovski do të ngrejë padi penale kundër Peshevskit.

– Ai përveç që më goditi më ndiqte deri tek parku prapa Universitetit evropiane dhe bërtiste që të hip në makinë dhe më kërcënonte. Tani po shkoj në stacionin e policisë në Beko që të ngrej padi penale – tha për Meta Ivanovski.

Incidenti ka ndodhur në bulevardin Shën Klimenti i Ohrit tek restoranti “Pastel” ku ka qenë Peshevski.

Vicepremiertot Pesevski stotuku izvrsi napad vrz Sashe Politiko vo Pastel vo strogiot centar vo Skopje. Go snimavme so Slavco Dimitrov , sokirani sme, koga minister tepa novinar za obicno novinarsko prasanje

Posted by Biljana Sekulovska-Iva on Wednesday, July 15, 2015

“Ai reagoi shumë vrullshëm, u kthye nga unë, tentoi të ma merr telefonin, më ra në kokë dhe në këmbë dhe filloi të më ndjek nëpër qytet. Unë arrita të ikja pastaj, duke shkuar tek vetura ime e cila ishte e parkuar pas objektit. Për habi vërejta se zëvendëskryeministri më ndiqte me veturën e tij. Hapi dritaren dhe filloi të flas me mua, duke më bindur që të hipja në veturën e tij. Me siguri ka dashur të më blejë apo të më frikësojë. U ndjeva i frikësuar pasi bëhet fjalë për një njëri të fuqishëm dhe në çdo moment prisja të më burgosin dhe të akuzohem pa të drejtë megjithatë kishte shumë dëshmitarë Скопјеqë e xhiruan ngjarjen. Vërtete është e tmerrshme një ministër dhe zëvendëskryeministër, të rrahë dhe të ndjekë kështu, gazetar për një pyetje të thjeshtë. Ai është person publik, nuk është njëri i thjeshtë, nuk është drejtor i kompanisë private, ai duhet t’i jep sqarim opinionin në çdo moment ose të thotë nuk kam koment. Kjo është e turpshme, nuk kam fjalë çfarë të them”, deklaroi Sashe Ivanovski, gazetar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.