Komisioni Evropian dhe tre eurodeputetët Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl me deklaratë të përbashkët përshëndetën marrëveshjen dhe porositën se “për së afërmi vijojnë zbatimet në muajt e ardhshëm”.

Në shtator do të ketë dialog të ri në nivel të lartë, platformë e vendosur nga komisari i mëhershëm i zgjerimit, Shtefan File dhe në të do të marrin pjesë nënshkruesit e shoqërisë civile, njoftuan Kukan, Uajgl dhe Houit.

Marrëveshjen e përshëndetën edhe ministri sllovak i jashtëm, Mirosllav Lajçak. Ai në Twitter shkroi : “Marrëveshja e sotme do të thotë shpresë e freskët, nxitje e mirë për Maqedoninë”.

Marrëveshjen e përshëndetën edhe ministri sllovak i jashtëm, Mirosllav Lajçak. Ai në Twitter shkroi : “Marrëveshja e sotme do të thotë shpresë e freskët, nxitje e mirë për Maqedoninë”.

Urime arrijnë edhe nga ish ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bilt i cili tha se marrëveshja “do të duhej ta lehtësojë integrimin e Maqedonisë”.

Javën e ardhshme do të mbahet këshilli për stabilizim- asociim mes BE-së dhe Maqedonisë dhe takim i ri i ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.