fbpx

Jolevski: Për dhjetë herë është rritur numri i emigrantëve që vijnë në Maqedoni

-

Armata e R. së Maqedonisë është e gatshme për pranimin e numrit të rritur të shtetasve të huaj, por për momentin nuk ka nevojë për rritjen e numrit të ushtarëve në kufirin jugor. Këtë e thekson ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski mbrëmë në hapjen e shkollës progresive të NATO-s, “Menaxhimi me kërcënimet në Evropën Juglindore” në Ohër dhe shpjegoi se në janar të këtij viti, në krahasim me janarin e vitit të kaluar, numri i emigrantëve që vijnë është rritur për dhjetëfish.

Jolevski shton se po përpunohen plane për rritjen e ushtrisë, nëse ka nevojë, edhe deri në 1000 persona, por për momentin s’ka nevojë për diç të tillë.

“Shtatmadhoria ka përgatitur disa skenarë për të qenë të gatshëm në rast të rritjes së numri të refugjatëve që do ta kalojnë kufirin maqedonas, për menaxhimin me krizën e refugjatëve. Për momentin kemi rreth 180 ushtarë, të cilët janë në bazën e rregullt të kufirit. Pasi u vendos gardhi i dytë, kemi numër shtesë të ushtarëve. Kur jemi te shkëmbimi i informacioneve në luftën kundër sulmeve, kjo është shumë e rëndësishme. Siç e dini, Evropa kohën e fundit është ballafaquar me një valë të sulmeve, që tregon nevojën e bashkëpunimit. Bashkëpunimi mes Akademisë ushtarake dhe universitetit “Norçiv” vazhdon, kemi dërguar dy kadet të cilët janë për mësime. Do të punojmë në disa projekte hetimore në fushën e mbrojtjes” theksoi ministri Jolevski.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.