Lube Boshkovski pesë orë është marrë në pyetje në PPS për rastin “Fushata”

-

Prej tre orësh tashmë lideri i partisë ‘Të bashkuar për Maqedoninë’, Lube Boshkovski, gjendet në bisedë informative në Prokurorinë Speciale.

Boshkovski në orën 13, u nxor nga burgu i Idrizovës me pranga, ku vuan dënimin pesëvjeçar për rastin e njohur “Fushata”.

Avokati i Boshkovskit, Konstantin Kratovaliev, para mediumeve konfirmoi se marrja në pyetje e klientit të tij është për rastin “Fushata”. Ai nuk dha detaje tjera.

“Boshkovski sot u prononcua si dëshmitar në rastin “Fushata” lidhur me tejkalimin e autorizimeve të organeve që kanë marrë pjesë në marrjen e veprimeve në këtë rast” tha Kratovaliev.

Kundër Boshkovskit aktualisht ka edhe një procedurë – e njohur me emrin “Rover”. Avokatët e tij kërkuan që ky rast të transferohet në Prokurorinë Speciale, prej ku na informuan se ky rast ende nuk është marrë përsipër nga Gjykata Penale e Shkupit.