fbpx

Janeva: Pres mbështetje të madhe ndërkombëtare

-

Prokurorja publike speciale Katica Janeva në intervistë për televizionin “24 Vesti” thotë se nuk ndjen presion për asnjë lëndë, por se do të merr vendime së bashku me ekipin e saj për të cilat opinioni do të dijë si do të merren.

“Çdo fjalë që do të hyj në prokurorinë special, do të analizohet në mënyrë përkatëse sipas Ligjit për procedurë penale, Ligjin e posaçëm për prokurori speciale, sipas kushtetutës dhe ligjet tjera si dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Pres mbështetje të madhe ndërkombëtare në zbardhjen e gjendjes faktike. E më pas, a do t’i pëlqej dikujt kjo apo jo, do të lëmë të tregoj koha” thotë Janeva.

Janeva theksoi se prioritet është emërimi i ekipit të saj e më pas në afat prej tetë ditëve nga institucione do t’i merr të gjitha lëndët që ajo dhe ekipi i saj do të konfirmojnë çfarë është në kompetencën e tyre.

Me prokurorin publik shtetërorë Marko Zvrlevski ajo thotë se njihet prej vitit 2009 dhe se kontaktet e tyre janë shpesh profesionale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.