fbpx

Gruevski: Duhet të kemi 20 deputetë nga diaspora

-

Fillon bisedimet për zgjedhjet dhe për rregullativën zgjedhore dhe do të donim të kemi zgjedhje transparente, të pastra dhe të drejta, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski në Mogillë, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për rregullativën zgjedhore. Në këtë drejtim, siç thekson Gruevski do ta mbështet çdo ide. Kryeministri mes tjerash përmendi se modeli më i mirë i votimeve është modeli i shumicës.

Sa i përket votimit të diasporës, Gruevski konsideron se mërgimtarët duhet të jenë edhe më shumë të përfaqësuar dhe me ndikim më të madh.

“Duam të ngel mundësia që diaspora të ketë deputetë në Parlament madje mendoj se është shumë pak e përfaqësuar dhe për këtë dhamë ide në grupet e punës për ta ndryshuar modelin dhe në vend që 3 deputet, të kemi 20. Gjegjësisht në vend të tre njësive aktuale zgjedhore me një deputetët, të jetë një njësi zgjedhore me 20 deputetë” tha Gruevski.

Gruevski përsëriti se në këtë drejtim e kanë mbështetur propozimin e LSDM për regjistrim të votuesve, duke shtuar se pa menduar e kanë pranuar shenjën elektronike nga gishti.

“Tani insistojmë në mënyrë elektronike të gishtave sepse nuk duam në zgjedhje e ardhshme, kur të fitojmë sërish, opozita të kërkoj alibi se diçka është vjedhur nga votat apo se ka pasur vota fantom. Nuk do të ketë hapësirë opozita të bojkotoj Kuvendin se janë vjedhur votat” tha Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.