fbpx

Gruevski zbulon ilaç për Sorosin, pushon në mënyrë aktive dhe e lexon Trampin

-

Në “mega- intervistën” e fundvitit për edicionin elektronik të javores “Republika”, lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, hapësirë shumë të madh ndau për ballafaqimin me “Xhorxh Sorosin dhe të gjitha milionat që i derdh në Maqedoni” dhe me “gazetarët e korruptuar, pronarë të mediave, profesorë, intelektualë, analistë, aktivistë, të udhëhequr nga protestues profesional”.

“Po të mos ishte Sorosi me rrjetën e OJQ-ve, mediat, politikanët, brenda dhe jashtë që i paguan, ndikim në shtetet më të fuqishme në botë, edhe atë ndikim vendimmarrës kur bëhet fjalë për shtete më të vogla siç është e jona, nuk do të ishte aq vështirë ndërsa edhe ekonomia do të ishte më e fuqishme, do të kishim më shumë vende të hapura të reja pune” deklaroi Gruevski në intervistë me titull indikativ “Sektori civil nuk guxon të ngel në duart e Sorosit”.

Sipas tij, sektori civil në të ardhmen “nuk guxon të ngel në duart e Sorosit dhe qeverive të huaja”.

“Sorosi në Maqedoni këta i bëri armatë moderne. Po, armatë klasike, Sorosi në Maqedoni OJQ-të i bëri armatë moderne. Sot betejat nuk zhvillohen me pushka si para 100 viteve, por me OJQ, media dhe gazetarë të korruptuar, me ndikimin e mediave të fuqishme të huaja për politikat e tyre ndaj një shteti, që të çojnë atë në drejtimin e tyre. Ky është realiteti, dhe fatkeqësisht kështu vepron Sorosi. Dhe atëherë bëjnë ç’të duan. Të shtrydhin dhe të ndrydhin si brumë. Të bëjnë kriminel, vjedhës, tradhtarë, idiot, i paaftë, monstër, çfarë t’ju shkon në mend. Ec e dil tani në zgjedhje. Do të sajojnë treqind afera, një vagon gënjeshtrash dhe dezinformatash, një gjë e flet ndërsa tjetër gjë del në opinion, e kështu me radhë. Mundet që media si “Asosiated Press” ose “Washington Post” e kanë publikuar ndonjë lajm siç duhet, por këtë s’mund ta bëjnë mediat e financuara nga fondacioni- Soros në Maqedoni. Por, ka ilaç edhe për këtë” thotë Gruevski duke njoftuar se do ta tregoj ilaçin në vazhdim të intervistës.

Ndryshe, për Vitin e Ri ai ka qenë në “shtëpi me familjen e më pas 2-3 ditë në Mavrovë”, por nuk pranon se ka pushuar, por thotë se ka qenë aktiv në pushim duke lexuar “ndonjë libër”.

“Kinse kam pushuar, edhe pse me mendimet kam punuar maksimalisht për planet dhe strategjitë për më tutje. Mora ca material me vete…lexova libër. “Sërish madhështore” nga Donald Tramp, libër interesant. E rekomandoj” thotë Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.