fbpx

Gruevski nga Kongresi në Kumanovë: Të gjithë gabojmë, por treguam më së shumti

-

“Jo që jeni të pagabueshëm, kishim gabime dhe lëshime, por treguam më shumë prej të gjithë garniturave politike deri më tani”, theksoi kryetari aktual i VMRO- DPMNE-së, Nikolla Gruevski në fjalimin e tij para delegatëve në Kongresin e 15-të të partisë, që sot dhe nesër po mbahet në Pallatin e kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë.

“Edhe unë jam njeri i cili punon dhe gabon. Për këtë asnjëherë, bashkëpunëtorët e mi këtë e dinë mirë, asnjëherë nuk kam dekurajuar nëpër takimet ndonjë diskutim qëllimmirë. Sa herë pas argumentimit të dëgjuara nga pala tjetër jam larguar nga qëndrimi im dhe kam pranuar qëndrime më cilësore. Për këtë nevojitet freskim të herëpashershme të posteve, me mundësi që personat e ndërruar në të ardhmen të marrin ndonjë përgjegjësi të caktuar, nëse e meritojnë”, tha Gruevski.

Sipas Gruevskit, karakteristike për VMRO- DPMNE-në në periudhën e kaluar katërvjeçare, prej kur për herë të fundit e morri mandatin për lider, është se partia ka arritur të mbahet në tokë, mes popullit.

Ai theksoi se një prej prioriteteve kryesore në të ardhmen do të jetë zhvillimi i ekonomisë ndërsa si sfidë theksoi “bllokadën e vendit të merituar në BE dhe NATO”.

“VMRO DPMNE nuk do të pranoj ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, nuk do të pranoj ide dhe propozime që do ta cenojnë identitetin nacional të vendit, kombit dhe gjuhës maqedonas. Kjo nuk është çështje e politikës ditore dhe nuk është lehtë për ta zgjidhur. Po të ishte, LSDM do ta zgjidhte. Për këtë, nëse nuk mund të ndihmojnë, të paktën mos të pengojnë. Zaev mendon se me paraqitje televizive në Greqi mund ta zgjidh këtë çështje”, tha Gruevski.

Ai përmendi edhe ngjarjet e 24 dhjetorit, të cilat siç tha, kanë qenë sfidë serioze sepse Zoran Zaev dhe Branko Crvenkovski ka tentuar dhunshëm të marrin pushtetit dhe akuzoi opozitën se nuk nxjerr mësime nga humbjet dhe se vazhdon edhe më tej me gabime.

“Udhëhiqen nga mllefi i tyre dhe këtë popullin e vëren, do të vazhdojnë të dështojnë sepse nuk nxjerrin mësime nga dështimet, por i përsëritin gabimet. U lidhën me institucionet sorosoide të Milçinit për shkak të parave të tyre dhe u bën pengje të tyre. Duke tentuar të na bëjnë ndonjë të keqe lëshuan rastin të vërejnë gabimet tona dhe të na vlerësojnë në mënyrën e duhur. Një gjë e tregojnë para popullit e diçka tjetër thonë aty ku qeverisin në nivel lokal”, tha Gruevski.

Ai theksoi se qëndrim i partisë është të ketë hetim për pohimet e bombave që i publikon opozita.

“Ne duam të ketë hetim, nëse në atë hetim tregohet se dikush prej nesh diçka ka gabuar, le të përgjigjet për atë hetim. Ne do të veprojmë në mënyrë evropiane, edhe pse nuk ka rast të këtillë në Evropë ku shefi i opozitës me muaj publikon materiale ilegale ndërsa një numër i madh i mediumeve i publikon”, tha Gruevski.

Sipas Gruevskit, fitoret zgjedhore të VMRO DPMNE-së këto 9 vite dhe mbështetja e shumicës së qytetarëve janë rezultat i punës së tyre, mbajtja e fjalës, përkushtimit, përgjegjësisë, qasjes së ndershme dhe mijëra projektet.

Para liderit të VMRO DPMNE-së në Kongres fjalim mbajti kryetari i Partisë socialiste, Lubislav Ivanov- Xingo ndërsa para të pranishmëve u drejtua edhe ministri i arsimit nga radhët e BDI-së, Abdylaqim Ademi.

Ai në emër të partnerit të koalicionit theksoi se VMRO DPMNE dhe BDI kanë pasur bashkëpunim cilësorë, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se nuk kanë çështje të hapura, por me debat cilësor të shpeshtën arrijnë gjuhë të përbashkët.

Në kongresin që u mbajt nën moton “Maqedoni e fortë- stabilitet, vende pune, besim dhe perspektivë” delegatët e pranishëm duhet të zgjedhin kryetarin e partisë gjegjësisht të votojnë për mandatin e ri katërvjeçar të liderit aktual, Nikolla Gruevski, i cili është kandidati i vetëm.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.