fbpx

Policia ka ngritur kallëzim kundërvajtës kundër Sasha Bogdanoviqit

-

Policia ka ngritur kallëzim kundërvajtës kundër drejtorit të NP “Parkingje Qendër” Sasha Bogdanoviqit sepse, siç njoftojnë nga MPB-ja , “i ka penguar nëpunësit e policisë në kryerjen e detyrës zyrtare” pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit mes Rabotniçkit dhe MZT-së.

“Rreth orës 21.45 para hyrjes së palestrës “Parku i Qytetit” pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit mes Rabotniçkit dhe MZT nga ana e nëpunësit S.S (29) i është thënë që të largohet nga hyrja e sallës, pas çka i njëjti ka filluar të nënçmojë dhe ka refuzuar të legjitimohet. Gjatë përpjekjes që i njëjtë të arrestohet është involvuar edhe S.B (30) dhe i ka penguar nëpunësit policor në kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në informacionin zyrtare të MPB-së për ngjarjen.

Bogdanoviq, sot në prononcimin para mediumeve, tha se pa kurrfarë arsye është rrahur dhe arrestuar nga policia.

“Pse duhet përdorur forcë” më shtrinë për toke me disa goditje në kokë, më dërguan deri tek furgoni më i afërt policor. Na mbajtën 15 minuta, më pas na dërguan në stacionin policor “Beko”. Aty na mbajtën 3 orë dhe asnjëri nga policët nuk e dinte se përse jemi arrestuar. Disa herë tentonin të shënojnë ndonjë arsye pse jemi arrestuar, së pari se kemi penguar privimin nga liria, më pas se kemi ofenduar, e më pas se kemi refuzuar urdhrin për t’u larguar”- deklaroi Bogdanoviq.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.