fbpx

Gjykata kushtetuese ngriu zgjedhjet dhe fushatën zgjedhore

-

Gjykata kushtetuese sot miratoi masë kohore me të cilën ngriu të gjitha aktivitetet që dalin nga vendimet kontestuese për shpërndarjen e Dhomës ligjvënëse.

Kjo, siç shpjegojnë nga Gjykata kushtetuese për “Meta”, do të thotë se ndërpriten të gjitha veprimet, përfshirë zgjedhjet, fushatat zgjedhore, afatet zgjedhore dhe të gjitha aktivitetet tjera.

Masa kohore hyn në fuqi që sot dhe do të vazhdoj deri në miratimin e vendimit final të Gjykatës kushtetuese për shpërndarjen e kontestuar të Kuvendit.

Gjykatësit kushtetues sot njëzëri votuan që të filloj procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë për lëshimin e Kuvendit, pas nismës që të premten e kaluar e dorëzoi BDI.

“Gjykata njëzëri mori vendim që të nis procedurë për vlerësimin e kushtetshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit më 18 janar 2016 dhe vendimin për ndryshimin e këtij vendimi më 23 shkurt 2016. Është marrë vendim gjykata të sjell vendim për ndërprerjen e kryerjes së akteve individuale dhe veprimeve që ndërmerren e që dalin nga këto vendim, tha sekretarja e përgjithshme e Gjykatës kushtetuese, Olivera Filipovska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.