fbpx

Veljanovski për sot ka caktuar seancë parlamentare

-

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, për sot në orën 16:00 ka caktuar seancë në Kuvend.

Ai nëpërmjet kumtesës e informoi se vendimi për thirrjen e Kuvendit të Maqedonisë e ka sjellë në bazë të vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke e pasur parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e informoj opinionin e Maqedonisë se në bazë të kompetencave të definuara me Kushtetutën e shëtit, për sot, 18 maj të vitit 2016, në ora 16:00 kam caktuar seancën e 101 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, dua që të shprehë besimin tim të thellë se zhvillimi i proceseve demokratike në Maqedoni më së miri mund të bëhet në Parlamentit e Maqedonisë, për këtë arsye u bëj thirrje deputetëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake që të marrin pjesë në këtë seancë”, thuhet në thirrjen e kryeparlamentarit Veljanovski, duke shtuar se zgjidhja e krizës mund të arrihet vetëm mes marrëdhënieve të përbashkëta të faktorëve relevant në drejtim të zbatimit të prioriteteve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE si dhe zhvillimin e lidhjeve strategjike me SHBA-në”

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.