fbpx

Ahmeti: Gjykata kushtetuese sot mori vendimin e duhur

-

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese mundëson që të rikthehet puna e Parlamentit të Maqedonisë dhe përfundimisht të zgjidhet kriza e rëndë politike. Ky është reagimi i parë i Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti pas lajmit se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar iniciativën e BDI-së që shpërbërja e fundit e Parlamentit të llogaritet si kundër kushtetuese.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, e përshendet vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Përshëndes vendimin e sotëm të drejt të Gjykatës Kushtetuese që mundëson rikthimin e Parlamentit si hap i parë dhe i domosdoshëm për zgjidhjen e krizës së rëndë politike”, shkruan Ahmeti duke apeluar tek të gjithë liderët dhe mediat në Maqedoni që të veprojnë me përgjegjësi të madhe dhe të punojnë së bashku për të rikthyer stabilitetin e Maqedonisë dhe prioritetet drejtë BE-së dhe NATO-s.

“Ftoj të gjithë liderët, mediat si dhe shoqërinë civile që të veprojnë me përgjegjësi të plotë përballë gjendjes në të cilën gjindet vendi dhe të kontribuojnë për rikthimin e sigurisë, stabilitetit si dhe të përkushtohemi fuqishëm për një agjendë serioze reformuese”, shkruan Ahmeti në Facebook

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.