fbpx

BE planifikon masa serioze kundër politikanëve të Maqedonisë!

-

Bashkimi Evropian mund të vendosë sanksione, sikur ndalesë për udhëtime dhe ngrirje të pronës, ndaj disa politikanëve të Maqedonisë që bëjnë obstruksione në procesin e  zgjidhjes së krizës, ka deklaruar për “Rojters”, një përfaqësues anonim nga BE-ja.

Sipas burimit të njëjtë, presidenti Gjorge Ivanov, duhet patjetër ta anulojë vendimin për abolimin e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë të përzier në aferën me përgjimet dhe të vazhdojnë bisedimet me BE-në.

“Jemi të shqetësuar, për shkak të shkurtpamsisë së qeverisë aktuale, Maqedonia po shkon në izolim ndërkombëtarë”, paralajmëron një diplomat evropian.

Njëkohësisht “Dojçe Vele”, duke cituar tjetër politikan nga BE, i cili ka kërkuar që të jetë anonim, paralajmëron një hap tjetër të BE-së, marrjen e statusit – vend kandidat për në BE.

“E saktë është. Mendohet për sanksione serioze. Hapi i parë do të jetë marrja e rekomandimit për fillim të negociatave”, thotë burimi.

Javën e kaluar, një përfaqësues i lartë i BE-së për gazetën “The Wall Street Journal” ka deklaruar se nëse presidenti i Maqedonisë, nuk e tërheqë vendimin për faljen e funksionarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, vendet perëndimore do të sillen më me agresivitet ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe përfaqësuesve –funksionarë të Maqedonisë.

Si një ndër sanksionet e mundshme mund të jetë edhe ndalimi i udhëtimit në zonën Shengen të BE-së për politikanët e Maqedonisë, tërheqja e ndihmave për krizën e refugjatëve, por edhe ndalimin e mbështetjes për kandidaturën e Maqedonisë në BE dhe NATO – shkruan gazeta “The Wall Street Journal”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.