Euro- ambasadori Samuel Zhgobar sot në Valandovë deklaroi se Marrëveshja e Përzhinës ka sjellë zgjidhje, por se ende ka çështje që duhet të zbatohen.

“Nëse i referohemi Marrëveshjes së Përzhinës, do të shohim se ajo ishte një proces i mundimshëm, por solli vendim. Prej saj ende duhet të plotësohen çështje të caktuara, para se gjithash prioritetet reformuese. Shpresojmë që qeveria e ardhshme do të përkuthsohet për plotësimin e reformave”, tha Zhbogar gjatë promovimit të projektit “BE për ty”.

I pyetur për vizitën e euro- komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në Maqedoni, Zhbogar tha se kjo ende s’është konfirmuar.

“Nuk kemi konfirmim formal, por ka interes të madh në Bruksel për atë që ndodh në Maqedoni”, tha Zhbogar.