fbpx

Ivanov: Deri më tani nuk kemi gjetur bazë juridike për tërheqjen e faljes

-

Siç paralajmërova në fjalimin tim të fundit, në lidhje me kërkesat e arritura për tërheqjen e vendimit për falje, lirimin nga ndjekja pa procedurë, në vijim e sipër janë konsultimet me ekspertët për gjetjen e ndonjë zgjidhje juridike- shkruan presidenti Gjorgje Ivanov në deklaratë me shkrim.

Në deklaratë përmendet se nga konsultimet e kryera deri më tani me ekspertë të shquar, nuk është gjetur bazë juridike për tërheqjen e vendimit.

“I bëj thirrje liderëve të partive politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës edhe ata të përfshihen në këtë proces dhe të ofrojnë zgjidhje juridike që do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e RM-së. Unë sikur deri më tani edhe më tutje do të veproj vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të RM-së. Kur jemi te protestat, deklaroj se askujt nuk i është shkurtuar e drejta të shpreh pakënaqësinë. Por, në realizimin e kësaj të drejte, bëj thirrje që mos të prishet rendi dhe qetësia publike dhe të mos shkatërrohet prona private dhe shtetërore”- thuhet në deklaratën e Ivanov.

Presidenti shprehet se R. e Maqedonisë është ballafaquar me sfida dhe kriza, por çdoherë ka gjetur zgjidhje përmes dialogut në institucione, duke u nisur para se gjithash nga interesi i qytetarëve dhe interesit të shtetit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.