fbpx

“Dil për ajër”!: Derisa ajri nuk pastrohet aksioni nuk do të ndalet

-

Protestën që sot do të mbahte para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e quajtur “Dil për ajër”!,  do të marrin më shumë se njëzet organizata joqeveritare nga e gjithë Maqedonia. Organizatat që veprojnë kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni, konsiderojnë se është mirë që Qeveria përfundimisht iu përgjigj çështjes alarmuese që prek të gjithë popullatën e vendit, por është për të ardhur keq që ajo reagon e fundit për ndotjen e ajrit.

Porosisim se aksioni për ajër të pastër nuk do të ndalet deri sa përqendrimet e grimcave kancerogjene PM10 dhe PM2.5 nuk vihen nën kufirin maksimal. Prandaj edhe një here u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të shqetësuar sot të vijnë para Qeverisë, në ora 17:00 që të dërgojmë një britmë të përbashkët qytetare për ajër të pastër. Porosisim se aksioni për ajër të pastër nuk do të ndalet deri sa përqendrimet e grimcave kancerogjene PM10 dhe PM2.5 nuk vihen nën kufirin maksimal. Prandaj edhe një here u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të shqetësuar sot të vijnë para Qeverisë, në ora 17:00 që të dërgojmë një britmë të përbashkët qytetare për ajër të pastër, thuhet në njoftimin e nismës.

Rikujtojmë se rekomandimet (tentimet) të cilat dje Qeveria i miratoi kanë qenë të prezantuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor, që në muajin nëntor. Rezultatet e rekomandimeve i pamë dhe i thithëm të gjithë – tejkalimi i vlerave kufitare të grimcave PM10 vazhdoi edhe në muajin dhjetor. Theksojmë dhe apelojmë se rezultate nga vetë rekomandimet NUK KA!

Zbatimi i aktiviteteve konkrete si, sigurimi i transportit më të lirë publik si dhe qasje më të lehtë për të njëjtën, rregullim të trafikut me ndalimin e automjeteve, veçmas në zonën qendrore, ndalim të përkohshëm të automjeteve të cilat nuk kanë minimum EURO 4 standard dhe automjeteve dizel, ndalim të përkohshëm të punës së kapaciteteve industriale dhe masa të ngjashme të propozuara nga ana e iniciatorëve të protestës – NUK KA!

Fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët dhe të gjithë qytetarët që nuk kanë ditë të tepërta në jetën e tyre. Në kushte të ndotjes së ajrit në nivel të fatkeqësisë elementare, Qeveria duhet të zbatoj më shumë masa dhe të jep më pak rekomandime.

Ne kërkojmë që Qeveria, Ministria dhe vetëqeverisjet lokale të qyteteve të ndotura të jenë maksimalisht transparent dhe çdo ditë ti informojnë qytetarët me raporte të përditshme për gjendjen. Masat të zbatohen pas kalimit të 24 orëve me ndotje të ajrit të tepruar, e jo pas dhjetë ditësh.

“E rikujtojmë Qeverinë se duhet menjëherë të ndalojë me prerjen e hapësirave të gjelbra në zonat urbane ndërsa për shkatërrimin e deritanishëm të mjedisit jetësor të merr përgjegjësinë para opinionit dhe sipas ligjit. Qeveria duhet të përcaktojë masa afatmesme të cilat kanë të bëjnë me sektorin e transportit me theks të veçantë në transportin publik dhe çiklizmin, të stimulojë zona të reja të gjelbra dhe të miraton Ligjin për Mbrojtjen dhe Promovimin e gjelbërimit, krijimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë, subvencionimin e pompave të ngrohjes shtëpiake, duke bërë të mundur prodhimin e decentralizuar të energjisë elektrike në amvisëri dhe miratimin e angazhimit kombëtar për eliminimin e lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2050, thuhet në njoftim.

Në organizimin e protestës marrin pjesë: “Eko svest”, “Front 21/42″, „Eco Guerilla” – Tetovë, “Për ne bëhet fjalë” – Manastir, “Goo Grren”, Lëvizja “Nëna dhe fëmija”- Tetovë, “Meritojmë më mirë”!, “Ne jemi Karposh 4”, “Tetova me biçikleta”, “Hajde”, “No Passaran”, “Fakultet për gjërat që nuk mësohen”, “Stop për fabrikën në Zhelezarë”, Do të marrim ose do të mbetemi pa frymë”, “Skopje smog alarm”, “Stop për ndotjen e Aerodromit dhe Gazi Babës”, “Dua QTQ-në”, “Sheshi Lirija”, “Proficio” dhe “Civil”- Qendra për Liri.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.