Sot vetëm takime dypalëshe, nuk është i sigurt vazhdimi i bisedimeve

-

Grupet e punës sot do të takohen vetëm nëse në takimet dypalëshe të përfaqësuesve ndërkombëtarë ka përparim për çështjet kontestuese rreth kodit zgjedhor, mëson “Meta” nga burimet e grupeve të punës.

Pasdite pritet partitë të kenë takime dypalëshe me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar ndërsa varësisht nga rezultatet e takimit, është e mundshme që vonë pasdite të caktohet takim i grupit të punës.

Siç paralajmëruan dje anëtarët e opozitës, sot pritet të huaj të dorëzojnë version të gatshëm të kodit zgjedhor ndërsa partitë të prononcohen.

Edhe pse nga partitë njoftojnë se shumica e çështjeve janë mbyllur, ata edhe më tej janë larg arritjes së marrëveshjes rreth çështjes së Diasporës dhe rreth mënyrës së votimit të KSHZ-së.

Tani për tani është arritur pajtim që KSHZ të ketë kompetenca më të mëdha, opinion në vendimmarrje ndërsa procedura ankimore të shkojnë në Gjykatën administrative.

Nga opozita njoftojnë se lista zgjedhore do të pastrohet tërësisht në terren ndërsa në mënyrë shtesë do të shqyrtohet edhe me kombinimin e bazave të të dhënave nga institucionet. Prej atje thonë se komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nëse nuk ka marrëveshje për votimin e Diasporës, vetëm për këto zgjedhje ajo të hiqet nga votimi.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...