Ivanov dhe Putin në Moskë do të flasin për situatën në Ballkan

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov sot në Moskë do të ketë takim me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, njoftojnë nga kabineti i presidentit rus.

“Pritet dy liderët të flasin për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh. Ata gjithashtu do të shkëmbejnë mendime për çështjet aktuale në rajon ndërsa fillimisht për gjendjen në Ballkan”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të presidentit rus.

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndroj për vizitë pune në Federatës Ruse, njoftojnë nga kabineti i presidentit. Në kishën “Hristos Spasitel” në Moskë, patriarku i kishës ortodokse ruse, Kiril presidentit Ivanov do t’ia ndajë mirënjohjen “Hirësia e tij Patriark i Moskës dhe i tërë Rusisë Aleksei i Dytë” për vitin 2016-të. Mirënjohjen e ndan Fondacioni Ndërkombëtar Shoqërorë për bashkimin e popujve ortodoks, për veprimtarinë e shkëlqyeshme në përforcimin e bashkimit të popujve ortodoks dhe për promovimin e vlerave ortodokse në jetë dhe shoqëri.

Ivanov është takuar edhe me Patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse, Kiril dhe me episkopin Tihon, Vikar i Patriarkut të Moskës dhe Rusisë.