Me mbajtjen e zgjedhjeve nuk do të thotë se mbaron procesin i domosdoshëm reformues në Maqedoni- shprehen kategorikisht përfaqësuesit e huaj në vend pas Marrëveshjes së Përzhinës i cili u realizuar duke miratuar edhe pikat e fundit.

Kryesisht kërkohen që të plotësohen procese urgjente reformuese, PSP të funksionoj pa pengesa, të gjitha partitë të respektojnë procesin zgjedhor, pas zgjedhjeve të formohet Qeveri e cila do të punoj në reforma kyçe dhe në interes të qytetarëve, zgjedhje korrekte dhe demokratike si dhe të plotësohen pikat e Marrëveshjes së Përzhinës.

Ja kush dhe çfarë deklaroi lidhur me marrëveshjen e arritur.

Johanes Han, euro- komisar për zgjerim

“Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhje, por edhe për respektimin e proceseve urgjente reformuese. Zgjedhjet janë të rëndësishme sepse mund të jenë përfundim i një faze të caktuar, por me to nuk i vihet fund procesit reformues”

Frank Uolter Shtajnmaer- shef i diplomacisë gjermane

“Duhet të injorohet ngecja e mëtutjeshme e vendit nga euro- integrimet. Më pas, është e rëndësishme PSP të funksionoj pa pengesa”.

Federika Mogerini dhe Johanes Han- eurokomisarë, deklaratë e përbashkët

“Apelojmë deri tek partitë politike që të respektojnë besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve të formohet qeveri e cila do të punoj në reformat kyçe në interes të qytetarëve”.

Ambasada e Sllovakisë, vend kryesues me BE-në:

“Zgjedhje korrekte dhe të besueshme për tejkalimin e krizës. Vullneti i mirë është që të zbatohen obligimet nga Marrëveshja e Përzhinës”.

 Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl:

“Zgjedhje të besueshme, përforcim të sundimit të së drejtës dhe zbatimi i prioriteteve reformuese”