fbpx

“Bomba” i vërtetoi sekretet publike. E verifikuar!

-

Bisedat telefonike, ku në dy raste i publikoi lideri i opozitës, Zoran Zaev, edhe pse nuk shkaktuan zhvendosje tektonike, megjithatë treguan se thuajse çdo që që kemi dyshuar se bëhet në shtet- ka qenë e saktë. “Bombat” e Zaevit sikur pretendojnë të vërtetojnë titullin e programit të fundit me të cilin doli VMRO DPMNE në zgjedhje –“E verifikuar”.

Kështu, nëse deri më tani kishte dyshime se jemi përgjuar (qoftë prej në shtëpi, jashtë vendit ose nga ndonjë parti politike) tani për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi dhe kjo është- e verifikuar.

Ngjashëm është edhe për të gjitha sekretet tjera publike dhe dyshimet.

*Gjyqësi e korruptuar- e verifikuar! Dëgjuam si kurdisen vendimet gjyqësore dhe funksionarë gjyqësorë.

*Ali Ahmeti, shefi ultimativ mes shqiptarëve- e verifikuar! Dëgjuam si Musa Xhaferi i arsyetohet Mijalkovit se për çdo gjë duhet ta pyet “Aliun”.

*Përgjim- e verifikuar! Janë prezantuar 11 incizime audio nga bisedat e përgjuara.

*Punësime partiake- e verifikuar! Jankullovska dhe Stavrevski merren vesh si dhe kë do të vendosin.

*Pandashmëria e pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësorë- e verifikuar! Jankullovska i jep detyra prokurorit.

*Shkelja e rendit kushtetues- e verifikuar! Përgjimi i paautorizuar është vepër penale dhe e ndaluar me Kushtetutë.

*Tenderët kurdisen- e verifikuar! Jankullovska dhe Stavrevski merren vesh për tender të makinave.

*Shantazhe ndër- partiake- e verifikuar! Mijalkov i bën presion Musa Xhaferit që BDI ta mbështet kandidatin e VMRO DPMNE-së për kryetar të Gjykatës supreme.

Partia në pushtet në zgjedhjes e fundit parlamentare dhe presidenciale, që u mbajtën në prill të vitit të kaluar, doli me program me titull “E verifikuar”. Në program ka 2046 projekte të reja dhe 64. 000 punësime, dhe si garanci për këtë, ofroi titullin “E verifikuar”. Por, përveç këtyre projekteve, ka edhe disa tjera për të cilat qytetarët gjatë kohë dyshonin se janë realizuar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.