fbpx

“Youtube” me bombën bëhet televizioni më i shikuar në Maqedoni

-

 

Konferenca e shtypit për pjesën e dytë të “bombës”, Zaev vendosi ta transmetojë drejtpërdrejtë, përmes strim kanalit “Youtube”, që në moment të caktuar e ndiqnin më shumë se 10 mijë njerëz. Pjesën e parë të “bombës”, Zaev e publikoi në konferencën shtypi, por ajo nuk u transmetua drejtpërdrejtë. Pas përfundoi konferenca, në kanalin zyrtarë të LSDM-së në “Youtube”, u publikuan incizimet nga bisedat e përgjuara, që arritën shikueshmëri të pabesueshme.

Incizimi audio nga pjesa e parë e “bombës”, i publikuar para një jave, me të gjithë bisedat e përgjuara, me titull “Dëgjoni kë ka përgjuar Gruevski dhe Mijalkovi” deri më tani ka 268.938 shikime ndërsa e tërë konferenca për shtypi me titull “Dëshmi nga mega- skandali: Gruevski dhe Mijalkovi kanë përgjuar 20.000 njerëz”, ka 35.174 shikime.

Incizimi audio nga bisedat e përgjuara nga pjesa e dytë e “bombës” me titull “Dëgjoni: Kurdisin gjykatës, prokuror, aktvendime…!”, deri më tani ka 116.875 shikime ndërsa konferenca e shtypit 9215.

Biseda më e komentuar nga pjesa e parë e “bombës” ka qenë ajo mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ministri i financave, Zoran Stavrevski ndërsa deri më tani ka 34.166 shikime.

 Incizimet- video nga takimi i fshehtë mes Nikola Gruevskit dhe Zoran Zaevit, të vendosura në “Youtube” edhe më tej qëndrojnë në rrjet edhe pse Prokuroria publike kërkoi nga MPB të kontaktojë me servisin me kërkesë që ato të tërhiqen. Njëri incizim me titull “E vërteta në shesh 1” deri më tani ka 145.337 shikime ndërsa e dyta “E vërteta në shesh 2” ka 76.767 shikime.

Nga MPB, në pyetjen tonë të sërishme nëse kanë marrë përgjigje nga “Youtube” thonë se “shërbimet e tyre çdoherë veprojnë sipas kërkesës së Prokurorisë publike” dhe na thanë që të drejtohemi në video- servisin.

Fjalimi i Nikolla Gruevski për aksionin policor “Puçi” i vendosur në kanalin zyrtar të Qeverisë në “Youtube” ka 466 shikime. Fjalimi i kryeministrit u transmetua drejtpërdrejtë në Radio- televizionin e Maqedonisë dhe në televizionin “Sitel”.

Video- incizimi për “Makedonska Banka” me titull “MEGA SKANDAL: Biseda telefonike në të cilën Gruevskin ka kontraktuar miliona në dorë”, ku sipas LSDM-së, bisedojnë kryeministri Nikolla Gruevski dhe Jovica Stefanoviq, i njohur si “shef Nini”, ka 97. 982 shikime.

Видеоснимка Прегледи
Слушнете кого прислушувале Груевски и Мијалков   268.938
Вистината на виделина1   145.337
Слушнете: Местат судии, обвинители, пресуди…!   116.875
МЕГА СКАНДАЛ: Телефонскиот разговор во кој Груевски го договорил милионскиот кеш     97.982
Вистината на виделина2     76.767
Докази од мега скандал:Груевски и Мијалков прислушувале 20.000 луѓе     35.174
Прислушувани Ставрески и Јанкулоска     34.166
Нови скандалозни докази: Упад на Груевски во судството       9.215
Обраќање на Никола Груевски за полициската акција „Пуч“          466

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.