fbpx

VMRO- DPMNE: LSDM-ja po bie në grackë të saj

-

 

Zoran Zaev dhe LSDM-­ja çdo ditë të re vazhdojnë me punë në favor të qendrave të huaja përmes publikimit të materialeve të krijuara me të cilat shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta për interesat shtetërore dhe qytetarët në Maqedoni, ndërsa deklaratat e tilla dhe pres konferenca si ajo e sotme vetëm e tregojnë mosbindjen e LSDM­-së dhe faktin se vet kapen në gënjeshtrat e tyre”, vlerësojnë nga VMRO­DPMNE-­ja.

“Të rikujtojmë, Zaevi ishte personi i cili publikisht i kumtoi opinionit se populli në Maqedoni duhet ta lakojë kurrizin, i cili me sms porosi i informonte liderët e tjerë partiak se në pushtet do ta sjellin miqtë nga vendet e huaja dhe i cili kryeministrit i ka konfirmuar se materialet e krijuara i ka nga shërbimet e huaja, person i cili publikisht u kërcënua se kur të vijë në pushtet të gjithë të punësuarit do t’i ndërrojë me anëtarë të LSDM-­së. Derisa Zaevi dhe LSDM­ja e harxhojnë kohën në përpunim të skenarëve të huaj, VMRO­DPMNE-­ja e përqendron vëmendjen në projekte, ide dhe propozime që janë në favor të nevojave reale të qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e kushteve për jetesë dhe standardit në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE­-së ndaj konferencës për shtyp të zëdhënësit të LSDM-­së, Petar Shilegov

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.