fbpx

#Бомба, #ОставкаЗаТодоров, #ТикТакТикТак и #Тамара tronditën interenetin në Maqedoni

-

Internet dukshëm i dobësuar, numër i madh i ueb- portaleve që nuk hapen apo për të cilat pritet më gjatë që të hapen për ndonjë informacion lidhur me “bombën”, lëvizje enorme nëpër rrjetet sociale- këto janë rezultatet nga ngjarja e ditës gjegjësisht konferencës për shtyp të Zaevit, që u bë ngjarje e internetit në historinë më të re të Maqedonisë.

Disa shfrytëzues të “Twitter”, midis të cilëve edhe gazetarë, gjatë konferencës së mediumeve postonin në kohën reale nën hashtagun #бомба.Ky hashtag deri më tani ka 4085 postime në Twitter. Dje në këtë hashtag ka pasur 2477 postime në Twitter ndërsa më 8 shkurt (para dy ditësh) në këtë hashtag ka pasur vetëm 112 postime në Twitter.

Ngadalësi në ueb faqet dhe rënie të përkohshme gjatë konferencës së shtypit të Zaev ka pasur edhe në ueb- portalet “Plusinfo”, “Libertas” dhe “Nota TV”. Të gjithë këto si dhe agregatori “time.mk” kanë pasur lejueshmëri rekorde, të paparë deri më tani.

-Sipas njohurive tona, rënia e përkohshme dhe ngadalësimi që ishte në ueb faqen tonë ka të bëjë me numrin enorm të lejueshmëri në kohë shumë të shkurtë. Çdoherë kur ka ngjarje që shkaktojnë interes të madh në opinion, ueb faqja ngadalësohet- thotë Branko Geroski.

“Meta” kontaktoi me operatorët telefonik dhe kablovik të internetit, prej ku thonë se nuk kanë pasur probleme teknike, por se bëhet fjalë për ngarkesë të madhe në rrjet.

-Gjatë ditës së djeshme, i tërë qarkullimi në rrjetin “Vip” është zhvilluar me rregull dhe pa kurrfarë ndërprerje- thonë nga “Vip”

Nga operatori celular “ONE” thonë se interneti dje nuk ka qenë i dobët, por se është ngadalësuar për shkak të ngarkesës.

Edhe nga operatori kablovik “Telekabel” thonë se në atë periudhë nuk kanë pasur probleme teknike apo ndërprerje në Shkup e as nuk ka pasur denoncime nga qytetarët.

Dje, në agregatorin e lajmeve “time.mk” në një moment gjatë konferencës për mediumet të LSDM-së,  ka pasur 5766 vizitorë në këtë ueb faqen. Kjo, si informacion, mbrëmë në Twitter e postoi Igor Trajkovski, themeluesi i “time.mk”.

Rrjeti social “Twitter” ishte mediumi më i shpejtë përmes të cilit janë dhënë detajet nga konferenca e shtypit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Profili në Twitter i quajtur “Macedonia Trending” bën vlerësimin e temave më të famshme, postimeve në twitter në Maqedoni të cilat i gjeneron përmes kompjuterit. Sipas tij, dje hashtaget më të përdorura kanë qenë #бомба, #ОставкаЗаТодоров, #ТикТакТикТак, #ДоброУтро, #Ж, #Тамара и #ПравдаЗаТамара. Në hashtagun #Тамара, për Tamarën e vogël nga Velesi e cila ndërroi jetë dje, kishte gjithsej 541 postime në Twitter.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.