“Bombë” e Zaevit për “Di cajt”: Të dënuarit për “Monstrën” janë të pafajshëm

-

Në një intervistë për gazetën gjermane Di Cajt, lideri i LSDM-së, Zaev theksoi se e vërteta për Liqenin e Smilkovcës, mund që të nxis përplasje në Maqedoni. Nuk pret dorëheqje të Gruevskit, por dalje dinjitoze.

“Shtatë shqiptarët që janë dënuar për rastin ‘Monstra’ janë të pafajshëm”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për gazetën Di cajt”.

“Ato padrejtësisht po qëndrojnë në burg”, tha Zaev, por frikësohet se publikimi i vërtetës për rastin mund të nxis gjëra të padëshiruara te shqiptaret e Maqedonisë.
“ Mund të ketë edhe viktima. Për këtë arsye për momentin po udhëheqim biseda intensive me faktorin shqiptar, që të gjejmë një mënyrë për ta penguar atë reagim. Duhet që të jemi të vëmendshëm me të vërtetën. Duhet që ta ruajmë unitetin e popullit”, tha Zaev. Në pyetjen nëse vërtet frikësohet se gjendja mund të dal nga kontrolli, Zaev u përgjigj:” Po, deri në një shkallë të caktuar jam i shqetësuar. Duhet që t`i përgatisim njerëzit për të vërtetën, duhet që të jemi të përgjegjshëm”.
Zaevi, megjithatë nuk pret që të përsëritet konflikti i vitit 2001 dhe vlerëson se populli është bashkuar. “Qytetarët tanë janë rojtarët më të mirë të paqes. Ajo është porosia më e mirë. Frikësohem se individ mund të  nxisin dhunë”.

 

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...