fbpx

Arrestohet profesori Bobek Shuklev gjatë aksionit policor të MPB-së

-

Profesori universitar dhe ish-dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shën Qirili dhe Metodi, Bobek Shuklev, është arrestuar gjatë një aksioni policor të MPB-së që sot është zbatuar në fakultet, lajmëruan mediat, duke iu referuar burimeve të hetimit.

Sipas informacioneve, që deri tani nuk janë vërtetuar nga MPB-ja, në aksionin e koduar “Erazmus” janë të dyshuar gjithsej tetë personal, por në këtë moment është arrestuar vetëm profesori Shuklev, ndërsa policia ende është në kërkim pas të tjerëve.

Portali „Pres 24“ jozyrtarisht transmeton se në mesin e të dyshuarve, supozohet të jetë edhe një anëtar i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (AMSHA).

Të dyshuarit, sipas informacioneve të para, akuzohen për marrje dhe dhënie ryshfet, ndërmjetësim kundërligjor, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, si dhe për vepra tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.