fbpx

Të akuzuarit në “Lagjen e trimave”: Tragjedia në Kumanovë ka arkitekt

-

Tragjedia që ndodhi në Kumanovë më 9 maj të vitit të kaluar ka arkitekt dhe e gjithë kjo është bërë për para, deklaroi në seancën e sotme gjyqësor për “Lagjen e trimave”, i akuzuari Demë Shehu, duke i plotësuar fjalët hyrëse të avokatit të tij. Ai shtoi se ata në këtë lagje kanë qëndruar për gjashtë ditë dhe gjatë kësaj kohe, siç u shpreh, as shqiptarët, e as maqedonasit nuk janë ankuar se kanë shkaktuar ndjenjë të pasigurisë.

I akuzuari Amdi Krasniqi, gjithashtu, si plotësim të fjalës hyrëse të avokatit të tij, tha se aktakuza është qesharake.

– As unë, as Sami Ukshini (i akuzuari i parë sh.a.) nuk jemi organizator të grupit, siç dëshiron të na paraqesë aktakuza. Nga ndihmësit, garantoj me jetë se nuk njoh askënd, ndërsa në shtëpitë në Lagjen e trimave kemi hyrë me forcë – tha Krasniqi.

Me seancën e sotme, procesi gjyqësor për ngjarjet e 9 dhe 10 majit filloi nga fillimi, meqë Prokuroria në fillim të majit të këtij vitit kësaj lënde ia bashkëngjiti edhe rastin “Rrufeja”, me të cilin tetë persona janë akuzuar për dhënien e ndihmës logjistike për grupin e Kumanovës.

Në seancën e sotme të gjithë të akuzuarit sërish u prononcuan si të pafajshëm për veprat që u ngarkohen në aktakuzë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.