fbpx

Han: Marrëveshja e Përzhinës mbetet në fuqi

-

Nevojitet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Përzhinës, shprehet euro-komisari Johanes Han, në intervistën për portalin “Euroaktiv”.

– Kam theksuar vazhdimisht se çfarë presim nga liderët politik në vend: zbatim të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës, që e arritën liderët politikë verën e kaluar dhe që vazhdon të mbetet në fuqi, punë serioze në reformat për shtet juridik, tërheqje të plotë të faljes nga Presidenti Ivanov dhe e fundit, por jo edhe më pak e rëndësishme, mbështetje e pakufizuar e punës së prokurores speciale, që është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës – shprehet Hani.

Euro-komisari Han, në intervistë shprehet se interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj duhet të vihen para interesave partiake-politike.

– Në esencë, bëhet fjalë për atë që interesat e vendit dhe qytetarëve të saj të vihen para interesave partiako-politike. Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare bënë çmos për t’i dhënë mbështetje procesit reformues demokratik. Por, zbatimi mund të arrijë sukses vetëm nëse liderët politik u përmbahen marrëveshjeve që i kanë nënshkruar dhe obligimeve të tyre dhe nëse marrin përsipër përgjegjësinë për këtë – shprehet Hani.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.