fbpx

Alt’hauzer: Parlamenti duhet vet të organizohet dhe të bëj Qeveri

-

Ambasadorja gjermane Kristin Alt’hauzer sot ka vlerësuar se ekziston rrugëdalje nga kriza politike në Maqedoni, por se nevojitet kjo të zbatohet.

“Zgjidhja për krizën politike në Maqedoni është në tavolinë. Është e nevojshme vullneti politik për atë. Parlamenti të jetë operativ, të organizohet vetë, të zgjedh kryetar, pastaj edhe Qeveri e cila do të mund të veprojë. Kjo është mënyra e rendit të trenit, jo vetëm për të mirën e politikës, por edhe për të gjithë, ekonominë, shoqërinë, qytetarët.

Megjithatë, ajo thotë se e vonuar është zgjidhja e krizës në raport me ekonominë.

“Para katër muajve u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Të gjitha analizat nga ekspertët ekonomik tregojnë se kriza politike negativisht ndikon ndaj ekonomisë në vend. Kjo do të thotë rënie në rritjen e Prodhimit Bruto Vendor, rritjen e borxheve, rritje të presionit fiskal, më pak investime dhe rritje negative të lejimit të kredive si dhe pasiguri në sektorin privat”, deklaroi ambasadorja Alt’hauzer.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.