Me ministrin për shoqërinë informative dhe administratë, Damjan Mançevski, biseduam në përgjithësi për zbatimin e reformave në media, ngecjen për zgjedhjen e drejtuesve të ri të Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM) dhe të Agjencisë për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale (AShMAA), për uljen e sulmeve dhe padive për shpifje kundër gazetarëve si dhe për efektet prej subvencionimit të mediave të shtypura, njofton Meta.mk.

META: A jeni të kënaqur me reformat e zbatuara në media?

MANÇEVSKI: Në raportin e vjetshëm të Reporterëve pa kufi, Maqedonia e Veriut është vlerësuar si vend ku është arritur progres i madh në lirinë e mediave nga vendet e Evropës Juglindore. Kemi progres prej 14 vendeve dhe për vitin 2019 jemi të përmendur si vend, i cili jep shpresë për progres. Nga ky aspekt jam i kënaqur.

I kënaqur jam edhe sepse në të gjitha raportet e organizatave dhe institucioneve relevante, veçanërisht të Komisionit Evropian dhe OSBE, procesi i ndryshimit të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive është vlerësuar si transparent dhe gjithëpërfshirës. Në fakt, prandaj edhe zgjati aq shumë miratimi i ndryshimeve të këtij ligji.

Jam i kënaqur se edhe kemi vendosur baza ligjore për të pasur rregullator të pavarur dhe profesional të mediave. Thuaja të gjitha vërejtjet e raportit të Pribes, raportit të Komisionit evropian për progresin e vendit tonë, vërejtjet e misionit të OSBE/ODIHR, i kemi zbatuar në zgjidhjen ligjore.

Nga aspekti i transformimit nga “një djalosh i keq i Ballkanit”, ashtu siç ishim vlerësuar në Raportin e Reporterëve pa kufi të publikuar në vitin 2017, në “shtet që jep shpresë”, për vetëm dy vite, mirë jemi.

Por, reformat veçanërisht në pjesën e servisit publik radioviziv, nuk janë zbatuar. Arsyeja për këtë janë interesat partiake të VMRO-DPMNE, të cilët këmbëngulin që të vazhdojë “pazari” politik për reformat në media. Këtë nuk e pranova dhe asnjëherë nuk do ta pranojë, qoftë me çmimin sikur të presim edhe pak. Nëse gjunjëzohemi para kërkesave të forcave të errëta, kot është edhe ligji i ri dhe gjithë progresi, i cili deri tani është arritur. E di se është vështirë. E di edhe se shumë njerëz kanë pritur edhe më shpejtë të bëhen. Por, nuk tërhiqemi dhe lufta vazhdon.

Ashtu siç kam thënë shpeshherë deri tani. Qëllimi ynë është që mediat vetë ti propozojnë politikat në këtë sferë. Prandaj, kur flitet për reforma në përgjithësi, duhet të jemi të vetëdijshëm se faktikisht flasim për proces, i cili nuk ndalon. Shkurt, gjithnjë, mundemi edhe më shumë edhe më mirë.

META: Pse nuk u reformua Radio televizioni i Maqedonisë?

MANÇEVSKI: Edhe unë do të doja ta dija arsyen e vërtetë. Me ndryshimet e Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive janë përcaktuar kushte të qarta për profesionalizimin e Këshillit programor të RTVM. Sipas këtyre kushteve, përbërja e re e Këshillit programor duhet të përbëhet prej profesionistëve të vërtetë, e jo prej funksionarëve partiak dhe familjarëve të funksionarëve të VMRO-DPMNE. Siç përmenda edhe më lartë, bazat e reformave i kemi vendosur në ligj. Sipas disa afateve në dispozitat përfundimtare, RTVM duhej tashmë të kishte Këshill te ri programor me një qershor të vitit 2019, por kjo asnjëherë nuk u bë. Konkursi për dorëzimin e kandidaturave për anëtarë të Këshillit programor u shpallë dhe këtu mbaroi e gjithë procedura. Nuk u mbajt asnjë mbledhje e Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend për shqyrtimin e kandidaturave të dorëzuara. Me këtë komision udhëheq Ilija Dimovski dhe gjithë procedura mbeti pezull për 10 muaj, ndërsa Kuvendi tani më është shpërndarë. Me këtë sjellje, VMRO-DPMNE donte të na ulë në tavolinë për të bërë pazare partiake për reformat në media, pa kurrfarë kriteresh dhe pa transparencë.

U frikësuan nga mënyra transparente e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, ku nuk patën sukses të shtyjnë kandidatët e tyre partiak dhe prandaj tani nuk lejuan e njëjta t’u përsëritet edhe për RTVM dhe AShMAA. Sepse në këtë mënyrë qytetarët do të shikonin cilin dhe pse mbështet VMRO-DPMNE disa kandidat. Ashtu siç thashë, as pranuam, e as që do të pranojmë pazare politike për këtë çështje. Zgjedhja në kuadër të Komisionit duhej të mbaronte me 27 maj të vitit 2019, dhe më pas Kuvendi duhej t’i votojë kandidatët e propozuar deri më një qershor të vitit 2019. Për shkak të këtyre rrethanave në Kuvend, ne deri tani formalisht ende nuk i dimë rrethanat e vërteta atje. Reforma në RTVM duhej të buronte nga vetë servisi publik. Jo prej nesh. Jo prej VMRO-DPMNE. Jo prej asnjë pushteti. Vetë duhet të vendosin qëllimet dhe ta prezantojnë para opinionit planin e tyre për reforma. Për ringritje të plotë të RTM.

META: Pushteti arriti të sigurojë 80 vota në Kuvend për ligjet e Prokurorisë. Pse ishte e pamundur të sigurohet shumica e dy të tretave të votave në Kuvend edhe për zgjedhjen e drejtuesve të ri të RTVM dhe të rregullatorit të mediave?

MANÇEVSKI: Sipas ligjit, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zbaton procedurën e plotë për zgjedhje në afat prej 14 ditëve nga skadimi i afatit për paraqitjen e kandidatëve. Atë që besoj të gjithë e dinë, por askush nuk e komenton hapur, është fakti se Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend, duhet së pari të mbarojë procedurën në kuadër të vetë Komisionit, pastaj të mbërrijë në seancën plenare. Do të thotë se kushti për të arritur fare për të folur për shumicë të dy të tretave të votave, nuk është plotësuar.

Si duket njëra nga çështjet më të rëndësishme të DPMNE është ta mbajë atë që ka mbetur nga sistemi i tyre për të kontrolluar mediat. Prandaj edhe vendosën të shkelin ligjin, me të vetmin qëllim për të mbajtur kontrollim mbi RTVM.

Zgjedhja në kuadër të Komisionit duhej të mbarojë deri në fund të majit vitin e kaluar. Këtë komision e drejton DPMNE dhe atje LSDM nuk ka shumicë. Sërish do të theksojë, reformat nuk janë bërë deri në fund për shkak të interesave partiake të VMRO-DPMNE, respektivisht mbetjeve të regjimit në RTVM.

META: Pse nuk u rrit buxheti I RTVM në pajtim me ligjin e AShMAA?

MANÇEVSKI: Ashtu siç është theksuar në Ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive, rritja graduale me përqindje e buxhetit që ndahet për servisin publik, bëhet nëse ka mjete të mjaftueshme në buxhet për këtë.

Arsyeja themelore për atë që nuk është rritur buxheti, është se krahas rekomandimeve prej shumë institucioneve relevante ndërkombëtare dhe vendore për nevojën e një strategjie për reforma në servisin radioviziv publik, aktualisht drejtuesit ende nuk e kanë bërë këtë. Qeveria vendosi se në mungesë të vullnetit dhe përkushtimit për të reformuar servisin publik, në mungesë të dokumentit strategjik me planë për përmirësimin e gjendjes dhe përballje me borxhin e madhe ndër vite, buxhetin ta orientojë në projekte që janë për përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve.

Qytetarët në fund të fundit duhet ta dinë se për çfarë shpenzohen parat e tyre. Qeveria këtë e bëri në mënyrë shumë transparente me Buxhetin e hapur. E njëjta vlen edhe për RTVM. Nëse ka mundësi në buxhet të shpenzohen mbi 25 milion euro, qytetarët plotësisht duhet të dinë se për çfarë shpenzohen ato mjete.

Duke ditur rejtingun e tashëm të RTVM, të jem i sinqertë edhe për mua nuk është e qartë se për çfarë janë shpenzuar qindra miliona euro në 14 vitet e kaluara.

META: Sulmet kundër gazetarëve gjatë tre viteve të fundit janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme, megjithëse sulmet e vjetra kurrsesi të zbardhen. A do përgjigjen ndonjëherë njerëzit që para vitit 2017 sulmonin gazetar?

MANÇEVSKI: Kjo çështje duhet të adresohet para Prokurorisë publike dhe gjykatës përkatëse. Mungesa e veprimit ndaj padive të ngritura nga ana e prokurorisë për fat të keq edhe me tej vazhdon, por kjo është diçka ku qeveria nuk mund të ndikojë. Kjo është njëra ndër arsyet se pse është e nevojshme reforma edhe në sistemin e drejtësisë.

Atë që ne bëjmë dhe që shihet se jep rezultate pozitive është të sigurojmë hapësirë të lirë për punën e mediave, pa trysni politike dhe shantazhe. Për rastet e izoluara që kanë mbaruar në prokurori përgjegjësia për mosveprim duhet të kërkohet atje.

META: Komisioni evropian pohon se në vitin 2019 janë ngritur 12 padi të reja për shpifje kundër gazetarëve. A janë këto padi që funksionarët tuaj i patën paralajmëruar pas skandalit Reket?

MANÇEVSKI: Vërtet nuk kam informacion të këtillë. Do të duhet për këtë çështje të kërkoni përgjigje nga prokuroria. Por vërtet nuk shoh arsye për këtë gjë ju ftojë të mos spekulojmë, por të mundohemi t’i marrim informacionet e vërteta. Ta përsëris konstatimin tuaj se në tre vitet e fundit në mënyrë të ndjeshëm janë zvogëluar sulmet kundër gazetarëve. Treguam se në rastin Reket, ligji vlen për të gjithë, pa dallim për kë bëhet fjalë. Tani në rend është gjykata përfundimisht të tregojë se është në nivelin e detyrës, jo vetëm për rastin Reket, por edhe për dhjetëra raste tjera që dolën nga bisedat e përgjigura jolegale nga pushteti i mëparshëm.

META: A është propaganda e paguar politike në media me para publike gjatë fushatave zgjedhore një lloj zëvendësimi për reklamat qeveritare nga koha e regjimit të Gruevskit?

MANÇEVSKI: Partitë financohen prej parave publike, respektivisht nga buxheti prej moti. Konkretisht, nga viti 2005. Ajo që ndryshoi esencialisht me dyshimet e Ligjit për financimin e partive politike prej vitit 2018, është imponimi i detyrimit për financimin dhe kontrollin publik e transparent mbi punën e partive politike. Këtë e parasheh edhe vetë ligji. Për më tepër, ndjeshëm u kufizuan mundësitë për donacione për partitë, diçka që kishte trajtim si me potencial të lartë për korrupsion. Nëse doni të flasim për shpenzimin e parave për reklamim qeveritar, do të përkujtojë se ne plotësisht ndaluam të harxhohen mjete të buxhetit për këtë qëllim. Do të ju përkujtojë edhe se gjatë periudhës 2008 deri vitin 2015  gjithsej ishin ndarë 14 milion euro për gjashtë agjenci marketingu. Në këto 14 milion euro, nuk janë përfshirë edhe mjetet për subvencionimin e prodhimit të programit. Për shembull, subvencionet në vitin 2017 kanë qenë 31 milion denarë, për të cilat qeveria e mëparshme e ka miratuar në periudhën kur nuk kishte mbaruar procesi zgjedhor. Për të gjitha këto fakte nuk mund të gjejë asnjë ngjasim të reklamimit të qeverisë nga regjimi i Gruevskit me atë që ndodhë tani. Të jem i sinqertë dhe i vetëdijshëm për dallimet e mëdha dhe shumat e publikuara hapur, me çudit pyetja.

META: A i kanë përmbushur pritjet subvencionet për mediat e shtypra?

MANÇEVSKI: Vendimi për subvencionimin e mediave të shtypit Qeveria e ka miratuar për të pasur pluralizmit në sferën e mediave. Propozimi për këtë erdhi nga Asociacioni për mbrojtjen e mediave të shtypura kombëtare në Maqedoni dhe nga ShGM, qenë organizuar shumë debate dhe me mbështetjen e OSBE. Po ashtu, qenë shqyrtuar edhe shembuj nga shumë vende anëtare të BE, të cilat i ndihmojnë mediat e shtypura.

Qëllimi është te zbatohen aktivitetet për përkrahjen e mediave të shtypura me karakter të përgjithshëm dhe informativ.

Mbështetja financiare është ndarë për të gjitha mediat e shtypura që i kanë plotësuar të gjitha obligimet ndaj shtetit dhe ndaj punëtorëve. Do të thotë se nuk kishte kurrfarë qasje selektive.

Në raport me çështjen nëse subvencionimi i jep rezultatet e dëshiruara, aktualisht mund të them se po. Mediat e shtypura këtu, si dhe në shtetet tjera në Evropë dhe botë, të përballura me mediat e reja ndeshen me një krizë serioze për të mbijetuar në treg. Në këtë moment kjo ishte mënyra e vetme t’u ndihmohet për të vazhduar punën. Ky model garanton transparencë, paanshmëri dhe mungesë të çfarëdo qoftë ndikimi gjatë subvencionimit. Kriteret janë të përcaktuara qartë dhe rreptë ndiqen nga komisioni që merr vendime.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.