fbpx

Përhapen informacione për kundër- protestë

-

Informacione dhe ideja për kundër- protestë filluan të përhapen nëpër rrjetat sociale, por burimet tona, jozyrtarisht thonë se komitetet komunale të VMRO DPMNE në mënyrë të përforcuar përgatiten për kundër- protestë. Siç thonë ato, nëpër komitete madje përgatiten listat për kundër- protestë.

Konfirmim për këtë është fjalimi i kryeministrit Nikolla Gruevski në paraqitjen e tij në lajmet e televizionit Sitel. Kryeministri thotë se vazhdimisht ka pranuar thirrje që të veprohet më ashpër dhe të bëhet ndonjë organizim më i madh.

“Vazhdimisht pranoj porosi me revolt, pse nuk veprojmë më ashpër, pse nuk organizohemi e kështu me radhë. Madje dëgjoj se kanë filluar të vet- organizohen, të bëjnë lista e kështu me radhë. Kjo nuk duhet bërë, duhet të jemi të qetë, të urtë, të arsyeshëm, që mos të kyçemi në lojën e Zoran Zaevit, i cili dëshiron të përgjak popullin dhe dhunshëm ta merr pushtetin”, deklaroi kryeministri në lajmet e Sitel.

Por, deputeti Zoran Ilioski nga Manastiri demanton deklaratat e kryeministrit. Ai në deklaratën për agjencinë e lajmeve “Meta” konfirmon se disa ditët e fundit mbahen takime në komitet, por për organizim të kundër- protestës nuk bëhet fjalë.

“Ne kemi takime të rregullta, por nuk kishte bisedë të tillë. Fare nuk mendojmë të futemi në skenarë ku qytetarët e një qyteti të njëjtë do t’i vinim ballë për ballë apo në përgjithësi qytetarët e shtetit. Do të thotë, fare nuk ka pasur diçka të tillë gjegjësisht organizimin e kundër- protestave”, thotë Ilioski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.