fbpx

Dy të arrestuar në polici pasi kanë e kanë ngacmuar fëmijën e një deputetit nga Koçani

-

Policia nuk ka dhënë konfirmim të drejtpërdrejtë për spekulimet në opinion se dy persona të panjohur kanë tentuar që ta kidnapojnë një fëmijë 7-vjeçar të deputetit të LSDM-së, Sashko Kostov nga Koçani. Megjithatë, pas disa orëve kërkim të gazetarëve që ta zbulojnë rastin, SPB Shtip ka kumtuar se ka persona të arrestuar për ngacmim të njerëzve.

“Pas marrjes së njoftimit për rastin për të cilin pyesni janë ndërmarrë masa dhe rasti është pastruar, gjegjësisht janë arrestuar dy persona .Është konstatuar se M.Gj. (18) dhe I.J. (18) me automjet BMV, të drejtuar nga M.GJ., kanë lëvizur nëpër rrugët e qytetit dhe kanë ngacmuar qytetarë. Personat janë arrestuar në Stacionin Policor në Koçan, ndërkaq për rastin është njoftuar prokurori kompetent. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të dorëzohen padi përkatëse”, theksojnë nga SPB Shtip.

Nëpër media janë publikuar spekulime se në afërsi të shkollës, fëmija i deputetit është ndaluar nga dy persona me një automjet dhe i kanë thënë që të hipë në veturë. Pas intervenimit të shpejtë të gjyshit, i cili ka ardhur ta marrë, e ka parandaluar qëllimin.

Sipas mediave, gjyshi në polici ka thënë se personat kanë qenë me veturë të zezë, ndërkaq pasi i kanë kontrolluar kamerat e komunikacionit, është konfirmuar se vetura ka qenë e kaltër.

Deputeti Kostov sot nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike të Meta.mk. Mbetet e panjohur nëse me të vërtetë bëhet fjalë për kidnapim dhe nëse janë të vërteta spekulimet se kjo ngjarje është e iniciuar nga pakënaqësia e bashkëpartiakëve dhe është vazhdim i rastit të pazbardhur të djegies së automjeteve të ish liderit të socialdemokratëve të Shtipit, Nikolla Tushev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.