Jankulloska: Vijojnë ditë kur policia sërish do të vihet në test

-

“Maqedonia dhe institucionet e saja janë vënë para një prej testeve më të mëdha në historinë më të re dhe për këtë prej juve pritet të jeni në nivelin më të lartë të detyrës. Të jeni të durueshëm dhe profesional, ta respektoni Kushtetutën dhe ligjet”, tha sot ministrja e brendshme Gordana Jankulloska, në fjalimin e saj në Ditën e policisë, duke folur për ngjarjet e fundit me protestat e të martës para Qeverisë.

“Para nesh vijojnë ditë në të cilat krijuesit e krizave, destabilizimeve dhe anarkisë sërish do ta testojnë rregullshmërinë, profesionalizmin dhe guximin e policisë. Ndaj këtyre sfidave duhet të reagohet sikur deri më tani, qetë dhe me dinjitet, por gjithashtu me vendosje, pa kompromis dhe sakrificë. Në këto ditë të sfidave, ju me veprat tuaja shkruani faqe të ndritshme në historinë moderne të Maqedonisë, vepër për të cilën qytetarët ju falënderojnë dhe do ta mbajnë mend ndërsa gjeneratat e ardhshme do të dinë të vlerësojnë dhe përmendim”, tha Jankulloska.

Ministrja përmendi edhe sulmin e para do kohe ndaj karakollit të Gushincës, pas çka, siç u shpreh Jankulloska, disa individ kanë tentuar të futin përçarje dhe ndarje, duke treguar se kjo ka qenë e montuar nga vet pushteti”.

“Monstruozitet, që tregon se për çfarë është e gatshme një tru, i sëmurë nga ambicia e sëmurë, pa punë dhe projekte, me imponime të vijë në pushtet. Katër kolegët e dinë, e gjithashtu e dinë edhe ata që janë të involvuar në hetim, se sa janë të shtrembëruara këto konstruksione. Mirë është që në çdo ditë që kalon këto po demantohen”, porositi Jankulloska.

 

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...