“Bomba” e Zaevit: Dhjetë arsye për hetim të ri për Mlladenovin

-

Në fillim të konferencës së shtypit të LSDM-së, gazetari i televizionit “Sitel” në emër të MAN insistonte lideri Zoran Zaev të kërkoj falje për sulmet e gazetarëve ndërsa i dorëzoi kopje të Kushtetutës së R. së Maqedonisë.

Zaev në konferencën e sotme publikoi biseda të përgjuara rreth vdekjes së gazetarit Nikolla Mlladenov.

“Dëshmitë qartë tregojnë se procedurën për Nikolla Mlladenovin, pushteti i Gruevskit e ka udhëhequr pa përgjegjësi. Opinioni e di se aksidenti është mbyllur si rast fatkeqësie, pa pasur procedurë hetimore. Sot audio regjistrimet hapin çështjen nëse rasti mund të mbyllet si fatkeqësi tragjike apo ka tregues se ndoshta dikush e ka iniciuar fatkeqësinë”, deklaroi Zaev.

Gordana Jankulloska dhe Martin Protugjer flasin se si gjykatësi hetues duhet të deklaroj. Protugjer insiston që MPB mos të jep deklaratë dhe të thotë se gjykatësi hetues do të prononcohet për hetimin. Jankulloska i thotë se personi i fundit me të cilin është takuar Mlladenov është Stevço Jakimovski. I shpjegon se gruaja e tij është dëgjuar me të në orën 22, por nuk është kthyer disa orë. Nesër ajo ka denoncuar rastin në polici. Jankulloska thotë se nuk ka asgjë dhe se makina ka dalë nga rruga. Jankulloska shpjegon se ka biseduar me Pavle (Trajanovin), i cili e ka lutur në emrin e gruas së Mlladenovit të kontrolloj përmes telefonit ku ka qenë ai. Gjithashtu shpjegon se gruaja  e Mlladenovit ka ardhur në stacion policor, ka mbushur kërkesën për gjetjen e Mlladenovit, por se e kanë gjetur pas 2 orëve.

Vlatko Mijalkov me një bashkëbisedues flet për atë se si ka ndodhur fatkeqësia. Ata flasin se Mlladenov ka qenë i ngarkuar financiarisht dhe ndoshta ka përjetuar goditje.

Ito Kotevski i shpjegon Jankulloskës se ekspertizat janë kryer. Ai i shpjegon se duhet të lëshohen në gjykatës hetimor. Flasin për ekspertizën e cila duhet të dorëzohet deri tek gjykatësi. Jankulloska shpjegon se makina duhet të dërgohet në kontroll në Fakultetin e makinerisë. Flasin për deklaratën e gjykatësit dhe komentojnë se do të jetë interesante për mediumet. Ato thonë se DSK duhet të shkoj tek gjykatësi dhe t’i shpjegoj. Kotevski e informon se DSK nuk shkon në takime ku flitet për shkelje trafiku.

Martin Protugjer dhe Gordana Jankulloska flasin për atë se si Zhoro (Zoran Dimitrovski “Nova Makedonija”) ka shkruar porosi se ka dëshmi për rastin e Mlladenovit. Jankulloska thotë se hetimin e udhëheq gjykatësi hetues dhe se do t’i siguroj takim me të apo me prokurorin. Protugjer i shpjegon se Zhoro ka informacione me të cilat vërtetohet ku ka qenë Mlladenov dhe se do t’i ndërpresin të gjitha spekulimet.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...