fbpx

Në shenjë solidariteti me kolegët e sulmuar, “Meta” nuk do të informojë nga protestat

-

Në shenjë proteste për shkak të sulmit ndaj kolegët tanë nga portali “A1on”, por edhe sulmet e vazhdueshme verbale ndaj të gjitha ekipeve, agjencia e lajmeve “Meta”, duke u bashkëngjitur mediave tjera, nuk do të informoj për protestat e sotme të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, as në Shkup e as në qytetet tjera. Nëse nëpër protesta ndodhin dhuna dhe sulme të reja, për këto ngjarje do ta njoftojmë opinionin, por fjalimet dhe mesazhet nga protestat do t’i injorojmë tërësisht.

Këtë e bëjmë aq më shumë sepse organizatorët e protestave nuk shprehën keqardhje për sulmin ndaj ekipit të “A1on” e as nuk premtuan se do të bëjnë çdo gjë që t’i sigurojnë korrespondentët në të ardhmen. Njëkohësisht duam t’i ftojmë pjesëmarrësit në veçanti MPB, Qeverinë dhe organizatorët e protestave, të marrin dhe të pranojnë përgjegjësinë për incidentet e deritanishme dhe të ardhshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.