Kameramani dhe gazetari i “A1on” kanë marrë sulm në tru, janë lëshuar nga spitali

-

Sulm në tru dhe lëndime tjera kanë marrë kameramani dhe gazetari i “A1on”, Vlatko Zhelçeski dhe Aleksandar Todeski, të cilët mbrëmë në fund të protestat së nismës “Për Maqedoni të përbashkët” u rrahën brutalisht nga pesë dhunues, vërteton Todeski për “Meta”.

Që të dytë janë lëshuar në shërim në shtëpi pasi natën e kaluan në Qendrën e urgjencës.

“Për momentin analizat e spitalit po dërgohen në stacion policor dhe kuptohet do të ngremë padi”, tha Todeski.

Portali “A1on” paditë i paralajmëroi që mbrëmë ndërsa disa orë pas aktit qyqar, ministri i brendshëm Agim Nuhiu, ka njoftuar SHGM-në se ka të arrestuar.

Pesë pjesëmarrës në protestë, në fund të tubimit kanë sulmuar kameramanin Zhelçeski dhe gazetarin Todeski derisa kanë kryer obligimet e punës duke njoftuar për ngjarjen. Sulmuesit kanë thyer kamerën ndërsa Zhelçeski dhe Todeski me automobilin e ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën klinike.