Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov në intervistë për “Dnevnik” sërish drejtpërdrejtë sulmoi kreun e LSDM-së, Zoran Zaev duke akuzuar se ai është ideatori i krizës ndërsa PSP vepron në mënyrë selektive. Ivanov sërish i bën thirrje Zaevit “që të merr guxim” dhe të kërkoj t’i tërhiqet falja për rastin “Global” në vitin 2008.
Ivanov thotë se vitin e kaluar ka tentuar të inicioj takim liderësh, pa dijen e opinionit, për zgjidhjen e krizës politike, por është refuzuar nga Zaev, i cili sipas Ivanov, ka pasur frikë të mos arrestohet.
I pyetur për gjendjen e sigurisë në vend, presidenti mes tjerash thotë se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe të kenë besim në institucionet e shërbimeve të sigurisë.
Ivanov pret kriza politike të zgjidhet me zbatimin e zgjedhjeve dhe respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve.