Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet përmes rrjetit social “Twitter” përshëndetën emërimin e ekspertëve të KSHZ.
“Hap i rëndësishëm për dakordimin e anëtarëve final të KSHZ-së, detyra e parë e tyre është emërimi i sekretarit të përgjithshëm profesionist. Ngel edhe shumë punë. I bëj thirrje pushtetit, OJQ-ve dhe qytetarëve që plotësisht të mbështesin KSHZ-në dhe të denoncojnë çfarëdo probleme apo keqpërdorime” shkroi Bejli.
Important step in agreement final 3 members of State Election Commission. Its first task: name professional Secretary General.
— Amb. Jess Baily (@AmbBaily) December 15, 2015
Lots of work ahead; Urge government, civil servants, NGOs, citizens to give Election Commission full support, report problems or abuses. — Amb. Jess Baily (@AmbBaily) December 15, 2015
Ambasadori britanik Garet vlerësoi se emërimi i anëtarëve të KSHZ-së është lajm i mirë dhe porositi se këto zgjedhje duhet të jenë më ndryshe nga ato deri më tani.
“Lajm i mirë. Qeveria dhe institucionet tjera duhet t’i japin mbështetje të plotë KSHZ-së. Të gjithë qytetarët dhe sektori civil të denoncojnë deri në KSHZ çfarëdo keqpërdorime. Këtë herë do të jetë më ndryshe” shkroi ambasadori Garet.
Lajm i mirë. Qeveria dhe institucionet tjera t’i japin mbështetje #KSHZ-së https://t.co/wnaDkQK274
— Charles Garrett (@BritAmbCGarrett) December 15, 2015
Të gjithë qytetarët dhe sektori civil të denoncojnë deri në #KSHZ çfarëdo keqpërdorime që do të shohin. Këtë herë do të jetë më ndryshe https://t.co/wnaDkQK274 — Charles Garrett (@BritAmbCGarrett) December 15, 2015