fbpx

Javë e pasigurt e bisedimeve

-

Që nesër Maqedoninë e pret edhe një javë e pasigurt e bisedimeve. Edhe pse deri më tani i gjithë procesi i bisedimeve, për çështjet më të rëndësishmes nga Marrëveshja e Përzhinos duhej të përfundonte, megjithatë partitë politike akoma nuk arritën marrëveshje. Gjëja e vetme për të cilën tani për  tani janë marrë vesh  për përzgjedhjen e prokurores speciale, Katica Janeva dhe buxheti i saj për punë deri në fund të vitit.
 
Nuk ka afat të ri ku partitë duhet të arrijnë marrëveshje, mirëpo jozyrtarisht, LSDM dhe VMRO- DPMNE deri më 5 nëntor kanë kohë t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre, dita kur edhe zyrtarisht duhet të përmbyllet Raporti i progresit për vendet- kandidate për në BE.
 
Bisedimet mbetën të bllokuara për ndihmës- prokurorët e Janevës, përkatësisht Këshillit të Prokurorëve Publik ku u zgjodhën 7 ndihmë prokurorë nga gjithsej 14 që kërkoheshin. Prokurorja speciale me punën duhet të fillojë më 2 nëntor, por akoma nuk dihet se a do të ndodh kjo, sepse ai nga ndihmësit e përzgjedhur kërkoi që të mos japin betimin, derisa nuk zgjidhen edhe 7 kolegët e tjerë të cilët duhet t’i ndihmojnë. Paratë që Janeva kërkoi për punën e saj, nga Komisioni për financim dhe buxhet dhe nga Komisioni juridiko- ligjdhënës menjëherë u miratuan, mirëpo javës që vjen për paratë deputetët duhet të votojnë në seancë plenare.
 
Mosmarrëveshjet më të mëdha ndërmjet VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së kanë të bëjnë me Ligjin e Qeverisë, përkatësisht ingerencave të ministrave dhe zëvendësministrave. LSDM-ja konsideron se ministri i punëve të brendshme duhet t’i ketë të gjitha kompetencat, kurse VMRO- DPMNE-ja konsideron se ai në ministri duhet të jetë vetëm person teknik.
Javën e kaluar bashkësia ndërkombëtare disa herë VMRO – DPMNE-së i bëri vërejtje se nuk është konstruktive dhe ftoi përfaqësuesit e partive në bisedime të pranojnë obligimet që janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos.
 
Të premten, ambasadori i Maqedonisë në Gjermani, Sasho Markovski, mori ftesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Diplomati kompetentë për Ballkanin, Ernest Rajhel, Markovskit personalisht i ka thënë se VMRO- DPMNE-ja patjetër të tregojë vullnet që bisedimet të jetë të suksesshme.
 
Reagime për sjelljen e partisë në pushtet në bisedime kishin edhe ambasadorët e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Bashkimit Evropian. Ata të mërkurën, në oborrin e Qeverisë, lexuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën thuhet se janë të zhgënjyer nga mosrespektimi i afateve të caktuara për Marrëveshjen e Përzhinos.
 
 
 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.